Connect with us

Showbiz

“Shape of You” e Ed Sheeran arrin pesë miliardë klikime, bëhet kënga solo më e klikuar në botë

Published

on

Ed Sheeran është pa dyshim një nga artistët më të mëdhenj botërorë.

Këngët e tij dëgjohen në mbarë botën dhe gjenerojnë miliona të ardhura.

Kjo është dhe arsyeja pse pak ditë më parë, ai rezultoi se vetëm vitin e kaluar kishte fituar afro 109 mijë euro brenda një dite.

Një nga këngët më të famshme të artistit britanik mbetet “Shape of You”, e cila pak ditë më parë ka arritur mbi pesë miliardë klikime.

Kjo është kënga e dytë më e dëgjuar në histori të kanalit YouTube dhe njëherësh e para këngë solo për nga numri i klikimeve në këtë kanal.

“Shape of You” është pjesë e albumit “Divide”, të cilin ai e publikoi në vitin 2017 dhe rezultoi të ishte ndër albumet më të suksesshme të atij viti.

“Shape of You” ishte kënga më e shitur e vitit 2017 dhe kënga më e shitur dixhitale në të gjithë botën, me shitje të kombinuara dhe transmetime ekuivalente me këngë prej 26.6 milionë njësish sipas IFPI. /Telegrafi/