Connect with us

Business

Sezoni në Ohër dhe Strugë mbetet i pasigurt, gastronomia në pritje të turistëve

Published

on

Megjithëse pandemia me Kovid 19 po ulet ngadalë, sezoni turistik në Ohër dhe Strugë mbetet i pasigurt. Të gjitha aranzhimet me turistët e huaj janë akoma në pritje, dhe mbetet e pasigurt nëse dhe sa prej tyre do të realizohen.


Do të kemi numrin më të madh të mysafirëve vendas. Do të ketë shumë pak mysafirë të huaj. Nuk ka njoftime në numër të madh. Disa janë rezervime individuale, por ky është një numër shumë i vogël krahasuar me atë që kishim dy vjet më parë. “Realisht ashtu si ndjekim situatën nuk mund të presim një bum turistik në këtë sezon”, tha Jakim Malenko-pronar i një agjencie udhëtimesh.

Vizitorët vendas janë planifikuar të përmbushin një përqindje më të lartë, sepse ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me mysafirët e huaj. Sezoni tashmë ka filluar. Ne kishim mysafirë në maj, Hollandezë, Polakë, dhe tani ata nuk kanë filluar akoma. “Ka njoftim për gjysmën e dytë të qershorit, por do ta shohim gjithashtu”, pohoi Kërste Blazheski, kryetar i HOTAM.

Disa madje nuk janë optimistë se do të ketë mysafirë vendas.

Dhe fakti që ne prisnim mysafirët tanë nga Maqedonia mund të na vizitonin si gastronom, nuk besoj se do të vijnë, sepse të gjithë do të shkojnë në Shqipëri, Mal të Zi dhe destinacione të tjera, sepse ato tashmë janë duke u hapur”, theksoi Musa Rashid, pronar i një hoteli.

Ohri dhe Struga po shpresojnë gjithashtu në mërgatën, që pritet të vijnë këtë verë, të cilët pothuajse munguan vitin e kaluar. Nga TAV Maqedoni thonë se nga fundi i qershorit presin kthimin e pothuajse të gjitha fluturimeve sezonale për në Ohër. Deri më tani, janë konfirmuar 13 linja ajrore.

Miki Trajkovski

Alsat