Sërish telashe në familjen mbretërore, princi Harry dhe Meghan dëbohen nga mbreti?Sinjali
Published
4 years ago
on
By
Tabloidi britanik, The Sun, ka raportuar se Pallati Mbretëror Buckingham i ka dhënë urdhrin e daljes nga vila mbretërore, Frogmore Cottage, Princit Harry bashkë me gruan e tij, vetëm disa ditë pas botimit të librit kontravers, Spare, me pretendime të princit kundër familjes mbretërore angleze.
Kjo e lë Princin Harry, djalin e vogël të Mbretit Charles nga martesa me Princeshën e ndjerë Diana, pa shtëpi në Britani, duke shtuar spekulimet se ai dhe gruaja e tij, Meghan Markle, mund të mos marrin ftesë për ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit në muajin maj.
Vila me pesë dhoma, e cila është renovuar me një kosto prej 2.4 milionë sterlina, ndodhet shumë afër banesës së Mbretit. Ajo ishte dhuratë për Princin Harry nga gjyshja e tij, ish-Mbretëresha e ndjerë Elizabetë, kur u martua çifti mbretëror, në vitin 2018.