Connect with us

Bota

Sekreti i furnizimit të shpejtë me vaksina kundër Covid-19 në Izrael – Alsat

Published

on

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka premtuar se deri në fund të marsit, të gjithë qytetarët izraelitë mbi moshën 16 vjeç do të jenë vaksinuar.

Nëse kjo ndodh, Izraeli do të ketë triumfuar dhe kjo është shumë më tepër sesa një histori suksesi. Sipas Netanyahut, ” Izraeli do të jetë vendi i parë që do të mposhtë koronavirusin.

“Ne kemi arritur një marrëveshje me Pfizer, e cila parashikon një rritje të numrit të vaksinave në një periudhë shumë të shkurtër. Në këtë mënyrë, Izraeli do të bëhet një vend model, në mënyrën se si ia doli mbanë të mposhtë koronavirusin.

Kështu që ne do të ringjallim ekonominë tonë dhe do t’i rikthehemi punës. Në këtë mënyrë do të rikthehemi në jetën që duam dhe që na është privuar ” .

Suksesi i Izraelit mbështetej në metodat ekstreme të menaxhimit të vaksinave. Por nga ana tjetër, Amnesty International, tregon dimensionin humanitar dhe nacionalizmin cinik, pasi izraelitët thuhet se nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për numrin e madh të palestinezëve të cilëve duhet të vaksinohen, diçka që ata po e shmangin.

Dyshimet për menaxhimin e shpërndarjes së vaksinave i shtohet edhe fakti se Izraeli nuk është politikisht i qëndrueshëm pasi do të zhvillojë përsëri zgjedhjet kombëtare, për herë të katërt në dy vite.

Dhe sigurisht, ka gjithmonë ata që besojnë në komplote dhe teori konspirative, se pas këtij suksesi fshihen tentimet e shërbimit sekret të fuqishëm të Mossad-it.

Sidoqoftë, përtej të gjithë këtyre faktorëve, me një kontribut real ose imagjinar në çështjen COVID-19, fitorja e Izraelit në betejën kundër epidemisë nuk është finalizuar. Përkundrazi, numri i rasteve mbetet jashtëzakonisht i lartë, ndërsa një bllokim i tretë është vendosur pothuajse në të gjithë vendin.

Koronavirusi – dhe në veçanti versioni i mutacionit të tij “britanik” vazhdon të përhapet duke shënuar mbi 7,000 raste në ditë gjatë javës së mëparshme.

Netanyahu ka pagëzuar fushatën masive dhe të shpejtë të vaksinimit në vendin e tij. Ai ishte i pari që bëri vaksinën Pfizer – BioNTech, madje tha se sistemi shëndetësor në Izrael është një nga më të përparuarit në botë.

Netanyahu ka folur drejtpërdrejt me të Alberto Burla, CEO i Pfizer, rreth njëzet herë kohët e fundit, duke e ditur mirë se e ardhmja politike varet nga suksesi i fushatës së vaksinimit.

Në fund të fundit, nuk është rastësi që koha e përfundimit të vaksinimeve përkon pothuajse me ditën e zgjedhjeve më 23 mars 2021. Nëse Netanyahu arrin të vaksinojë të gjithë popullsinë, ai mund të shpresojë që votuesit të harrojnë problemet e qeverisë së tij.

Pa dyshim, kryeministri izraelit ka të gjitha arsyet për të shpresuar se do të fitojë edhe një mandat tjetër.

Ai nuk hezitoi të nënshkruajë marrëveshje para miratimit zyrtar të vaksinave dhe jo vetëm me Pfizer. Izraeli merr furnizimeve të ilaçeve anti-COVID nga Moderna dhe AstraZeneca, sipas kontratave të nënshkruara në qershor, para se hynin në fazën përfundimtare të testimit.

Pavarësisht deklaratave dhe transparencës së Netanyahut, detajet e sakta të kontratave me kompanitë farmaceutike mbeten sekrete dhe konfidenciale. Mbi 8 milion doza nga Pfizer u porositën nga Izraeli në javën e dytë të nëntorit dhe 10 milion nga AstraZeneca më herët.

“Roli i Mossad”

Për sa i përket përfshirjes së shërbimeve sekrete, duket se, në mënyrë paradoksale, teoricienët e konspiracionit janë të vërteta.

Sepse Mossad me të vërtetë ka qenë i përfshirë në fushatat e vaksinimit- megjithëse jo saktësisht nga metoda të paqarta ose aspirata. Izraeli e pa pandeminë si një kërcënim kombëtar, një luftë të paarmatosur që po zhvillohej, edhe nëse jo me mjete konvencionale ushtarake.

Kriza shëndetësore u konsiderua çështje e sigurisë kombëtare dhe reagimi i saj u hartua në bazë të protokolleve ekzistuese për situata të mëdha dhe emergjente.

Institucione të tilla si Ministria e Mbrojtjes, Këshilli i Sigurimit Kombëtar (MALAL), Forcat e Armatosura të Izraelit dhe shërbimet e spiunazhit, me pak fjalë Mossad, u koordinuan me Amman (shërbimi i inteligjencës ushtarake) dhe Sin-bet (siguria e brendshme).

Ndarja e përgjegjësive midis të gjitha këtyre organizatave ndodhi njësoj si në një luftë. Marsin e kaluar, u krijua Qendra Kombëtare e Komandës për Luftën kundër Koronovirusit, e kryesuar nga Mossad.

Me përvojën e agjentëve izraelitë që veprojnë në prapavijë, në heshtje, por që janë të fuqishëm, Mossad organizoi mbrojtjen izraelite kundër pandemisë.

“Një armik i padukshëm”, siç e përshkroi Benjamin Netanyahu koronavirusin, kishte nevojë për një mekanizëm parandalues ​​ të padukshëm. ”

Deri më sot, një vend si Izraeli me 8.6 milion banorë, ka arritur të vaksinojë rreth 1.59 milion persona kundër Covid-19.


Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, iu sekuestrohen 6.5 kg kokainë – Alsat

Published

on

Dy shqiptarë u arrestuan gjatë natës në qytezën e Torinezes në Italinë fqinje, teksa u pikasën të shkëmbenin një sasi lënde narkotike të llojit kokainë.
Sikurse bën me dije policia italiane, shpërndarësi i drogës u ndalua në Susa kur u pikas të largohej me shpejtësi pas shkëmbimit të një pakoje të dyshimtë. Policia u vu në ndjekje dhe i gjeti 1kg kokainë në makinë. E njëjta gjë edhe me personin tjetër me të cilin shkëmbyen mallin, të cilit iu gjet një sasi prej 5.5 kg kokainë e fshehur në kroskotin e makinës.


Continue Reading

Bota

Fauci: SHBA-ja do t’i bashkohet programit COVAX – Alsat

Published

on

Nën udhëheqjen e presidentit Joe Biden, Shtetet e Bashkuara synojnë t’i bashkohen programit global për shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit në vendet e varfëra, i njohur si COVAX.

Kështu i tha Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), këshilltari kryesor mjekësor në SHBA, Anthony Fauci.

Ky vendim u mirëprit nga shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili tha se kjo “është një ditë e mirë për OBSH-në dhe shëndetësinë në botë”.

“Presidenti Biden do të lëshojë një urdhër i cili do të përfshijë synimin e Shteteve të Bashkuara për t’u bashkuar me programin COVAX “, tha përmes një video adresimi Fauci.

Përmes programit COVAX, dërgesa e parë e vaksinave në vendet e varfëra pritet të bëhet në muajin shkurt. Edhe Kosova synon të marrë vaksina nga ky program.

OBSH-ja ka ngritur shqetësime se vendet e pasura po furnizohen me një pjesë të madhe të vaksinave që janë në dispozicion, duke rrezikuar furnizimin e vendeve të varfëra.

Paraardhësi i Bidenit, Donald Trump ndaloi financimin për OBSH-në dhe njoftoi për procesin e tërheqjes nga kjo organizatë deri në korrik të vitit 2021. Por, administrata e presidentit Biden ka vendosur të qëndrojë si anëtare në këtë organizatë.

Trump e ka akuzuar OBSH-në se nuk ka menaxhim të mirë dhe se e ka ndihmuar Kinën në fshehjen e të dhënave për shpërthimin e koronavirusit, në fund të vitit 2019.


Continue Reading

Bota

Gjermani regjistron mbi 1.000 viktima të reja nga COVID-19 – Alsat

Published

on

Në 24 orët e fundit në Gjermani humbin jetën 1.013 persona si pasojë COVID-19 kanë humbur jetën 1.013 persona. Sipas Institutit Robert Koch (RKI) në Gjermani i cili kryen hulumtime në fushën e sëmundjeve infektive, thuhet se me 1.013 vdekjet në 24 orët e fundit numri i viktimave ka arritur në 49.783 ndërsa me 20.398 raste në 24 orët e fundit numri i rasteve arrin në 2.088.400. Numri i personave të prekur nga COVID-19 që ndodhen në kujdesin intensiv në Gjermani arrin në 4.836 prej të cilëve 2.777 janë të intubuar. Deri më tani në vend kundër COVID-19 janë vaksinuar 1.3 milionë persona.


Continue Reading

Trending