Connect with us

Shendetsi

Sejdini: Për kontratën e Angellovskit, vendos Këshilli Drejtues

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini konfirmoi edhe njëherë se për kontratën dhe vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Angelovski, do të vendos vetëm Këshilli Drejtues i FFM-së.

Angelovski është trajner i përfaqësueses së Maqedonisë deri në fund të muajit dhjetor dhe i njëjti skadon më 31 dhjetor. Vendimi nuk është personal, por për këtë punë është Këshilli Drejtues që vendos në krahasim me kërkesat e përzgjedhësit aktual dhe në fund bën publike vendimin,” tha mes tjerash Sejdini për mediat vendore.

Kujtojmë se nën drejtimin e Angelovskit, përfaqësuesja e Maqedonisë për herë të parë në historikun e vet, siguroi kualfikimin në Kampionatin Evropian.