Connect with us

Sport

Sejdini: Me fitoren sollët shpresën dhe gëzimin në familjet tona – SHKUPI

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini përcjell urimet e tij drejtuar përfaqësueses A të Maqedonisë për kualifikimin në finalen e Ligës së Kombeve, si dhe përfaqësueses U21 të vendit për paraqitjen e shkëlqyeshme në eliminatoret për Europianin për të rinj.

– Advertisment –

Do të doja të përcjell urimet e mia të sinqerta dhe të përzemërta deri te gjithë ju, futbollistë, staf teknik dhe gjithë ata që dhanë kontribut për rezultatin e madh dhe mundësinë e përfaqësueses së Maqedonisë për të luajtur në finalen e Ligës së Kombëve për kualifikim në Kampionatin Europian, si dhe për fitoren e përfaqësueses U21 në eliminatoret për Kampionatin Europian për të rinjë. Përfaqësuesja A e vendit tregoi cilësi të madhe dhe kualifikimi në finalen e Ligës së Kombeve është dëshmi për punën e mirë që bëhet dhe talentin e kësaj gjenerate. Me mund dhe sakrificë , me unitet dhe besim në veten tuaj gjithë vendit i keni sjellë vlerën më të madhe, keni kthyer shpresën dhe gëzimin në çdo familje. Ju jeni gjenerata jonë më e suksesshme dhe duhet të jeni krenarë për mënyrën se si promovoni vendin dhe futbollin tonë. Triumfi dhe kualifikimi në finale është dëshmi se edhe një vend i vogël si Maqedonia mund të arrijë një hap pranë rezultatit historik dhe për këtë bashkarisht duhet të vazhdojmë drejt qëllimit të njejtë dhe të tregojmë se ëndërat mund të bëhen realitet me shumë mund dhe përkushtim

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending