Connect with us

Sport

Seferi: U kërkoj falje shokëve, gjyqtari ishte katastrofë – Bota Sot

Published

on

Taulant Seferi për të dytën ndeshje radhazi u bë protagonist në aspektin negativ për Shqipërinë, pas edhe në Vilnius humbi një rast flagrant goli i vetëm përballë portierit, megjithatë paraqitja e Seferit ishte pozitive, ndërsa ai në intervistën për Supersport u kërkoi falje shokëve të skuadrës.

“Jam shumë i mërzitur. 100% e kemi merituar fituar. Kemi fituar çdo duel në fushë. Fati nuk na deshi. Jam i mërzitur. I kërkoj falje të gjithë çunave. Mendoj se kam bërë një super paraqitje, ishte ndeshja ime e parë si titullar dhe besoj shumë në veten time se në të ardhme do të vijnë shumë gola për Kombëtaren.

Besoj që Kombëtarja është duke shkuar në rrugë të mirë. Ishte 100% penallti ajo, topi po shkonte drejt portës, do futej gol. Gjykimi ka qenë katastrofik. Nuk ka qenë në favor tonin. Prandaj them që 100% e kemi merituar fitoren, nuk na deshi fati. Kam 2 vite që luaj sulmues qendre, ky pozicion po më përshtatet më shumë”, u shpreh Seferi për “Supersport”.

Alsat