Connect with us

Maqedoni

Seancat e Kuvendit “online”, VMRO-ja nuk ndryshon qëndrim

Published

on


Opozita është kundër idesë së pushtetit- deputetët që janë në izolim të votojnë në seancat parlamentare nga shtëpia me kompjuter. Ky është qëndrimi i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa. Sipas tyre, votimi duhet të zhvillohet ekskluzivisht në Parlament. Kreu i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, madje propozon që deputetët të cilët janë të izoluar, ose të sëmurë duhet të japin dorëheqjen dhe të zëvendësohen me ata që janë në radhë nga lista e kandidatëve.

“… Nuk është humane, nuk është njerëzore t’i bësh njerëzit nga shtrati të shtyjnë agjendën tënde politike – ligjin e marihuanës, sepse ju biznesin dhe pasurinë e familjes e bazoni në këtë- deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

 Çështja për seanca online të Kuvendit sërish do të aktualizohet të hënën në koordinimin te kryetari i parlamentit Talat Xhaferi, paralajmërojnë LSDM.

“Bëhet fjalë për procedurë të paraparë me Rregullore. Mënyra e vetme për vendosjen e seancave online është duke ndryshuar Rregulloren e punës së Kuvendit ose miratimin e rregullores së përkohshme- tha Jovan Mitrevski, koordinator i deputetëve të LSDM-së.

Deri më tani, tre deputetë janë pozitivë ME koronavirus. Dy nga shumica parlamentare dhe një nga opozita. Duke pas parasysh se shumica numnëron vetëm  62 deputetë, pushteti aktualisht nuk ka shumicë në parlament.

Igor Stefanovski

Maqedoni

404 raste të reja dhe 14 viktima nga Kovid-19

Published

on


Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit (23/24.10.2020) nga 1524 teste të kryera ka regjistruar gjithsejtë 404 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 dhe atë në Shkup-172, Kumanovë-15, Dibër-14, Shtip-8, Prilep-25, Strugë-4, Veles-6, Manastir-4, Ohër-11, Kavadar-5, Gostivar-20, Gjevgjeli-9, Strumic-29, Kriva Pallankë-2, Koçan-18, Probishtip-3, Berovë-6, Vinicë-2, Delçevë-4, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-3, Resnjë-2 dhe Negonitë-9. Ndërkohë betejën e kanë humbur 14 pacientë. ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 182 pacient të shëruar.

 

Continue Reading

Maqedoni

Ndotja e ajrit merr hov, djegia e deponive nuk ndalon

Published

on


Erë e fortë e djegieve nën qiell të hapur. Tymi që ngrihet nga deponia e egër dhe humbet në mjegulla, është në hyrje të fshatit Grushinë, në komunën e Haraçinës. Mbeturina ndërtimore, plastika, kuti kartoni janë vetëm pjesë e asaj që hidhet dhe digjet këtu. Gjatë paradites, kur ekipi i televizionit Alsat M doli në vendngjarje, aktiviteti në fshat ishte i dobët. Kaluan disa makina, njëra prej të cilave ndaloi dhe shkarkoi mbeturinat nga makina.

Disa metra më poshtë, katër punëtorë po përgatiteshin të punonin në tokën pjellore pranë deponisë. Nuk deshën të flisnin para kamerës, por thanë se kjo pamje është e pranishme tash 5 vjet. Grushina është larg vetëm 20 km nga qendra e Shkupit. Ndërsa sezoni i ndotjes së lartë të ajrit në kryeqytet ka filluar dje. Nevena Georgievska nga Koalicioni 02, thotë se edhe këtë vit do të ketë periudha me ndotje të madhe të ajrit si më parë. Por kjo do jetë më e rrezikshme për shkak të Korona virusit.

E gjitha varet nga moti, çfarë na ka ndodhur në vitet e kaluara, edhe këtë vit do të jetë njëjtë. Përndryshe, ajo që ne shohim si ndotje kryesisht janë grimca PM10, për shkak të sezonit të ngrohjes, por edhe verës ka pasur ndotje sidomos me grimcat PM 2.5 gjatë natës. Këto janë grimca që hyjnë në trupin tonë dhe shkaktojnë një numër sëmundjesh të tjera. Ato sëmundje, si grupe rreziku që përkeqësojnë situatën, vetë koronavirusi përkeqëson situatën te pacientët. Dimri i ardhshëm, për të mos bëj panik, do të jetë shumë më i frikshëm se të tjerët – deklaroi Nevena Georgievska – iniciativa 02.

Sipas Georgievskës, buxheti është shumë i vogël për të zgjidhur një problem kaq të madh. Si dje ashtu edhe sot, shumica e stacioneve matëse në komunat e Shkupit janë me ngjyrë portokalli, duke alarmuar për grimcat e larta PM10 në ajër.

Alsat

Continue Reading

Maqedoni

Kovid-19, Filipçe: Vala e fundit ka rënduar punën në laboratorët e testimit

Published

on


Do të shtohen kapacitetet e laboratorëve për testim për virus korona. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se vala e fundit e të prekurve me virusin korona ka rënduar punën në laboratorët e testimit. Prandaj, siç është shprehur ai, po punohet në gjetjen e një zgjidhje për terminë të rinj. Për ktë qëllim, këtë fundjavë të gjithë laboratorët do të punojnë me kapacitet të plotë për të arritur përpunimin e testeve dhe hapjen e terminëve të reja në fillim të javës së ardhshme.

Do të sigurojmë numër shtesë të terminëve përmes sistemit “Termini im”, është diçka që po punohet gjatë fundjavës. Gjithashtu, po përpiqemi që sa më shpejt të arrijmë te testet e shpejta. Një pjesë e procedurës tashmë ka përfunduar, vijon faza e dytë. Besoj që kjo shumë do të lehtësoj qasjen për tu testuar – u shpreh Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid 19 ka bërë që edhe spitalet e tjera në vend përkohësisht të shndërrohen në spitale Covid. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe shtoi se në spitalet në Manastir, Prilep dhe Ohër tashmë pacientët me virusin korona janë shtrirë në repartet interne. Filipçe tha se Maqedonia po përgatitet për çdo lloj skenari të mundshëm, madje edhe shkëmbimin e kuadrit dhe të pacientëve, siç kanë bërë vendet evropiane.

Mund të ballafaqohemi edhe me skenarë kur kuadër tjetër do të punojë vetëm me pacientë me Covid. Kjo është diçka që ndodhë gjithkund në Evropë, madje, në këto vende bëjnë edhe shkëmbime të pacientëve nga vendet fqinje. Shpresoj që nuk do të ndodhë një skenar i tillë, por ne po përgatitemi edhe për momente të tilla – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Një ditë më parë autoritetet njoftuar se punojnë në gjetjen e një zgjidhje për shtimin e kapaciteteve spitalore meqë shumë prej atyre ekzistues tashmë janë stërmbushur. Në spital pranohen vetëm rastet me pasqyrë më të rëndë klinike kurse mjekëve amë u bëhet thirrje që të ndjekin me kujdes trajtimin e pacientëve që janë në shtëpi. Shtimi i numrit të të prekurve ka rritur edhe kërkesat për testime. Gjatë ditëve të fundit ka pasur mjaftë reagime për mungesën e terminëve për testim.

Melihate Rustemi

Continue Reading

Trending