Connect with us

Showbiz

Scott Disick sërish vazhdon takimet me vajza, kësaj radhe me një modele bionde

Published

on

Duket se Scott Disick do të jetë në takime të vazhdueshme me vajza, që nga ndarja e tij me Sofia Richie.

Ai është parë tashmë në West Hollywood së bashku me një modele bionde, e cila shfaqej plot shik, shkruan Daily Mail.

37-vjeçari shihej të dilte nga një restorant, ndërsa afër tij gjendej edhe bukuroshja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur.

Ajo mbante të veshur një fustan me ngjyrë të gjelbër të errët, ku përmes kësaj dukje i theksoheshin linjat trupore.

Ndërkaq, Scott si zakonisht ishe më modest sa i përket veshjes, ndërsa shihej me një bluzë dhe pantallona të thjeshta.

Gjatë këtij muaji, ai është parë në një takim edhe me modelen Bella Banos, në Nobu të Malibusë. /Telegrafi/