Showbiz
Schwarzenegger i është nënshtruar një tjetër operacioni në zemër
Published
2 years agoon
By
admin
Arnold Schwarzenegger ka bërë të ditur se i është nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje kirurgjike në zemër.
Ikona e filmave aksion ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se e ka zëvendësuar valvulën e aortës gjatë një operacioni të kryer në Cleveland të Ohios. Ndërsa në prill të vitit 2018, ai e kishte zëvendësuar valvulën e arterier pulmonare.
“Faleminderit ekipit në klinikën e Clevelandit, unë kam një valvulë të re aortike që i është bashkëngjitur valvulës së re pulmonare nga operacioni im i fundit”, ka shkruar 73-vjeçari.
(Foto: Instagram/schwarzenegger)
Aktori me origjinë nga Austria njëherësh ka treguar se tashmë është ngritur dhe është shëndosh e mirë, ndërsa këtë e ka dëshmuar përmes fotografive të shpërndara.
“Ndihem në formë fantastike dhe tashmë kam shëtitur nëpër rrugët e Clevelandit duke i shijuar statujat mahnitëse. Faleminderit secilit mjek dhe infermier në ekipin tim”, ka thënë ylli i filmave “Terminator”. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/schwarzenegger)

(Foto: Instagram/schwarzenegger)
You may like
Sinan Kajtazi: Ëndrra e Ahmet Brahimajt për Baletin Kombëtar të Kosovës duhet të jetë mison për ne
Doja Cat paralajmëron tërheqjen nga muzika?
Sonte miqësorja Spanjë-Shqipëri, bastet “fundosin” kombëtaren tonë
Messi paralajmëron pensionimin nga Argjentina
Presidenti i Barcelonës mohon interesimin për Mbappen
Një vit nga vdekja e humoristit Rasim Thaçi – Cima, Artani kujton momentet e fundit me të atin dhe raportin me të