Ajo është kthyer në një nga emrat më të lakuar në faqet rozë dhe më të komentuar në showbizin shqiptar.
Fjala është për të dashurën e reperit Ledri Vula, Sara Hoxhën, e cila këtë vit ka qenë në shënjestër për shkak të marrëdhënies së saj me artistin shqiptar.
Megjithëse është në pritje të fëmijës së parë, asaj i është organizuar një tjetër ‘Baby Shower’ në Gjermani.
Sara Hoxha (Foto: Instagram)
Bukuroshja, e cila organizoi një ‘Baby Shower’ në tetor me miqtë dhe familjen, kësaj radhe u befasua me një festë tjetër.
Ajo përmes rrjeteve sociale ndau disa pamje nga festa, në të cilën thotë se kjo u realizua nga disa mikesha të saj në Gjermani.
“Miqtë e mi në Gjermani më surprizuan me një Baby Shower të dytë, kështu që unë duhej të festoja sërish. Sa me fat që jam”, ka shkruar ajo.
Sara Hoxha (Foto: Instagram)
Ndërkaq, Sara dhe Ledri do bëhen së shpejti prindër për herë të parë. /Telegrafi/