Connect with us

Business

Rukiqi: Buxheti nuk është shtylla kryesore e zhvillimit në Kosovë

Published

on

Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se buxheti është instrument për të funksionuar shtetin, mirëpo nuk shtylla kryesore e zhvillimit.

Ndonëse buxheti i miratuar të enjten për vitin e ardhshëm prej 2.7 miliardë eurosh po konsiderohet më i larti, për Rukiqin duhet të punohet në projekte konkrete.

“Buxhetet janë instrumente për të funksionuar shtetin, shërbimet kryesore për të cilat shteti duhet të garantojë për qytetarët e vet, por nuk janë instrumente zhvillimore. Mund të nxisë zhvillimin mirëpo nuk janë shtylla kryesore e zhvillimit”.

“Ne duhet të presim zhvillim nga investime private nga rritja e eksportit. Kjo është ajo pjesa ku ne mund ta projektojmë zhvillimin. prandaj nuk i shoh buxhetet si diçka që mund të garantojnë apo të mos garantojnë zhvillim”.

“Ne çka duam për të parë te buxheti një efikasitet në implementimin e investimeve kapitale. Janë disa projekte të rëndësishme që janë planifikuar për vitin 2022, por çka kemi parë në vitet e fundit kemi parë ngecje në implementimin e investimeve kapitale dhe këto pastaj krijojnë probleme për zhvillimin e vendit pasi që infrastruktura që parashihet me një pjesë të investimeve kapitale pastaj pjesa që lidhet me edukimin dhe përkrahjen e bizneseve e gjithashtu janë me rëndësi që të implementohen shpejt dhe të ofrojmë mjete buxhetore në fund të vitit”, tha Rukiqi.

Alsat