Connect with us

Sport

Rugova: Bashkë me kryetarin Rama, përuruam në Qendër të Prishtinës dy kënde të lojërave  – Bota Sot

Published

on

Drejtori për sport në komunën e Prishtinës, Granit Rugova, së bashku me kryetarin e komunës së kryeqytetit, Përparim Rama, përuruan që kënde të lojërave për fëmijë.

Rugova po bën një punë të madhe, me qëllim që klubet dhe çdo sferë tjetër sportive në kryeqytet, t’ju krijohen kushtet të paktën në infrastrukturë sportive.  

“Bashkë me Kryetarin Perparim Rama, përuruam në Qendër të Prishtinës dy kënde të lojërave dhe një fitnes për fëmijë. 

Ashtu siç jemi zotuar, secila lagje e qytetit do të ketë infrastrukturën e nevojshme për të rritur fëmijë të shëndetshëm dhe me dashuri për sportin. 

Puna e Drejtorisë për Sport do të jetë e vazhdueshme, për më shumë kënde lojërash e më shumë fusha sportive, deri në realizimin e premtimit për Prishtinën, Qytet të sportit”, njofton Rugova.

Alsat