Connect with us

Sport

Roma triumfon dhe rikthehet në zonën Champions

Published

on

Roma nuk gabon ndaj Torinos në “Olimpico”, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 3-1 dhe të rikthehet në zonën Champions të renditjes, pasi me 24 pikë të grumbulluara, mban përkohësisht vendin e katërt.

Pas fitores bindëse 1-5 në transfertën ndaj Bolognës, verdhekuqtë morën një tjetër 3-pikësh, këtë herë ndaj Torinos, në një ndeshje që pritej të ishte më e vështirë, por ishin vetë miqtë e bënë gjithçka të lehtë për kryeqytetasit.

Kështu anësori nga Bregu i Fildishtë, Singo mori dy kartonë të verdhë brenda 14 minutash dhe la Torinon me një lojtar më pak për 75 minutat e mbetura të ndeshjes, ndërsa Roma zhbllokoi sfidën në minutën e 27’ me anë të Mkhitaryan e dyfishoi shifrat me Veretout, që shënoi si zakonisht nga pika e penalltisë.

Në pjesën e dytë ishte mesfushori Pellegrini që shënoi pas një kombinimi të bukur në zonën e Torinos, ndërsa skuadra “granata” u zgjua vonë, me Belottin që shënoi golin e vetëm në minutën e 73-të, por deri në fund nuk arritën të rihapin ndeshjen.

Kjo ishte humbja e 8 në 12 javë kampionat për Torinon, që pozicionohet në vendin e parafundit me 6 pikë, ndërsa ndeshja e fundjavës ndaj Bolognës pritet të jetë vendimtare edhe për fatin e trajnerit Marcio Giampaolo.

Alsat