Showbiz
Robert Pattinson rikthehet në xhirime të “The Batman” pas shërimit nga coronavirusi
Published
2 years agoon
By
admin
Robert Pattinson është kthyer sërish në punë pas një pauze të shkurtër.
Aktori ka nisur xhirimet e “The Batman” në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë pasi rezultoi pozitiv me coronavirus.
Izolimi ka ndodhur në fillim të shtatorit dhe xhirimet u anuluan dy javë më vonë nga produksioni.
Robert Pattinson (Foto: Peter Byrne/PA via AP)
Ylli 34-vjeçar në filmin e drejtuar nga Matt Reeves, i cili kishte qenë në pauzë për gati gjashtë muaj për shkak të pandemisë, u infektua me COVID-19 në fillim të shtatorit.
Rasti pozitiv u bë i ditur vetëm tri ditë pasi “The Batman” filloi xhirimet.
Tani, aktori është kthyer sërish në punë, meqë u rishfaq për herë të parë në xhirime të mërkurën në mëngjes, sipas Daily Mail.
Gazeta raporton se ai ishte duke filmuar një skenë funerali, megjithëse rastet e COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar po vazhdojnë të jenë aktive.
“Kompania tani i ka bërë testin e coronavirusit të gjithëve. Na është thënë të bëjmë vetëm punën. Ne madje duhet të hamë vakte vetëm në dhomat tona të hoteleve. Pavarësisht se është një film i Hollywoodit, nuk është saktësisht siç duket”, thuhet në një deklaratë.

Robert Pattinson (Foto: Kimberly White/Getty Images/Guliver)
“The Batman” ishte paraparë të arrinte në kinema në qershor të vitit 2021 por u shty përsëri për në tetor për shkak të vonesave që shkaktoi pandemia. /Telegrafi/
You may like
Sinan Kajtazi: Ëndrra e Ahmet Brahimajt për Baletin Kombëtar të Kosovës duhet të jetë mison për ne
Doja Cat paralajmëron tërheqjen nga muzika?
Sonte miqësorja Spanjë-Shqipëri, bastet “fundosin” kombëtaren tonë
Messi paralajmëron pensionimin nga Argjentina
Presidenti i Barcelonës mohon interesimin për Mbappen
Një vit nga vdekja e humoristit Rasim Thaçi – Cima, Artani kujton momentet e fundit me të atin dhe raportin me të