Connect with us

Showbiz

Rita Ora provokon me dekoltenë e hapur në setin e ri fotografik

Published

on

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, po tregohet shumë aktive për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft e ndjekur.

Së fundmi, ajo ka publikuar një set të ri fotografish në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku u shfaq mjaft tërheqëse.

Ajo ka pozuar këtë herë me një model flokësh të lëpira, duke marrë kështu një pamje tejet tërheqëse në fytyrën e saj.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ora kishte veshur një kostum gri, me një sako të hapur te pjesa e gjoksit, duke marrë kështu vëmendjen me dekoltenë e saj.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në mbishkrimin e fotografive, 29-vjeçarja tha se moti i vranët gjatë këtyre ditëve, e ka bërë të lutur për ca ditë me diell.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Duke u lutur për këtë shi që të ndalet”, ka shkruar Rita Ora në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo u ka premtuar fansave se shumë shpejt do të sjellë këngën e re të saj, që do t’i pasojë projektit muzikor “How to be lonely” që ajo e solli në muajin mars. /Telegrafi/