Connect with us

Showbiz

Rita Ora konfirmohet si anëtare e jurisë në “The Voice of Australia”

Published

on

Përbërja e panelit gjykues të The Voice Australia për vitin 2021 u njoftua të mërkurën.

Siç është raportuar nga Perth Now, ylli i pop-it në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora, 30 vjeçe, do të bashkohet në një panel me të gjithë yjet e këngëtarëve australian, përfshirë Keith Urban, 53 vjeç, Jessica Mauboy, 31 vjeçe dhe mentorin e vitit të kaluar, Guy Sebastian, 39 vjeç, shkruan DailyMail.

Ndërsa Guy i mbijetoi masakrës kur programi njoftoi lëvizjen e tij nga Channel Nine në Channel Seven këtë vit, pjesa tjetër mbetën jashtë – ish-mentorët: Kelly Rowland, 39, Boy George, 59 dhe Delta Goodrem, 36, nuk do të kthehen.

Rita është një gjykatëse e talentuar e shfaqjeve së talenteve, pasi është shfaqur në edicionet britanike të The Voice dhe X Factor.

“Unë e dua The Voice dhe unë absolutisht e adhuroj Australinë kështu që kjo është një ndeshje e bërë në parajsë”, i tha ajo Perth Now.

“Duke qenë një trajnere në seritë në Mbretërinë e Bashkuar, unë e di se sa e fuqishme mund të jetë në realizimin e ëndrrave. Mezi pres të gjej super yllin tjetër të Australisë”, shtoi ajo.

Këngëtari i vendit, fitues i Çmimit ‘Grammy’, Keith gjithashtu tha se ishte i lumtur që po përsëriste rolin e tij në shfaqje – ai u shfaq për herë të fundit në vitin 2011.
“Yjet më në fund janë rreshtuar përsëri”, i tha ai gazetës australiane.

Është e paqartë se kur do të fillojnë xhirimet për sezonin 2021, por ka të ngjarë që mentorja me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, Rita do të udhëtojë në Australi për spektaklin. /Telegrafi/