Connect with us

Showbiz

Rita Ora joshëse për Halloween, merr vëmendje me veshjen transparente

Published

on

Derisa ditën e djeshme (e shtunë) rrjetet sociale u mbushën me postime për Halloween, një gjë të tillë nuk e bëri këngëtarja Rita Ora.

Por si duket, duke parë të tjerët edhe ajo është inspiruar për t’u shndërruar gjatë festës së shtrigave.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku mori mijëra komente për dukjen.

(Foto: Instagram)

Bukuroshja bionde ka zgjedhur të bëhet ‘djall’, ndërsa në veshjen e saj dominonte më shumë ngjyra e kuqe.

Fustani transparent i theksonte asaj linjat e formësuara trupore, teksa merrte poza të ndryshme para kamerës.

(Foto: Instagram)

“Nuk doja të bëja asgjë për Halloween, por kur pashë veshjet e të gjithëve vendosa të jem një djall që shijon çajin e vetme”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Përndryshe, Rita kishte kujtuar disa nga paraqitjet që kishte bërë vite më parë, ku ajo e ‘Past Malone’ vitin e kaluar u pëlqye mjaft shumë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram)