Connect with us

Showbiz

Rita Ora fotografohet përkrah Romain Gavras, pas spekulimeve se është fejuar

Published

on

Ata po vazhdojnë të forcojnë lidhjen e tyre çdo herë e më shumë që kur u panë së bashku në korrik.

Dhe Rita Ora dukej më e dashuruar se asnjëherë derisa u pa nën shoqërinë e Romain Gavras pas një nate me miqtë në Londër.

Këngëtarja, 29 vjeçare, dukej në formë të mirë në një xhaketë të zezë dhe një palë tuta sportive gjatë kthimit në shtëpi.

Rita Ora dhe Romain Gavras (Foto: Splash News)

Ylli shqiptar u shfaq në humor të mirë, ndërsa dukjen e kompletoi me një kapelë bejsbolli e flokë të kapur mbrapa.

Regjisori gjithashtu kishte të veshur një xhaketë të tillë, gjersa shihet duke mbajtur duart në xhepat e tij.

Motra e Ritës, Elena dhe një shok tjetër u panë gjithashtu në ‘The Walmer Castle Pub’ në Notting Hill.

Rita Ora dhe Romain Gavras (Foto: Splash News.com)

Duke u siguruar që t’i përmbahen rregullave të COVID-19 të vendosura në Mbretërinë e Bashkuar, të njëjtit u siguruan që të ndaheshin kur ora ishte bërë 22:00.

Ky lajm vjen disa ditë pasi artistja shqiptare u fotografua me një unazë diamanti në dorë, duke ndezur thashethemet se ajo dhe Romain janë fejuar.

Siç raportohet, Rita ka filluar të takohet me Gavras që nga korriku kur u fotografuan për herë të parë në një mbrëmje bashkë. /Telegrafi/

Rita Ora, Elena Ora dhe Romain Gavras (Foto: Splash News.com)

Rita Ora (Foto: Splash News)