Showbiz
Rita me dedikim emocional për gjyshin e saj, regjisorin Besim Sahatçiu: Na mungon çdo ditë
Published
2 years agoon
By
admin
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan me fansat imazhe e postime të ndryshme, derisa herë pas here nuk mungon me dedikime për më të dashurit e saj.
Këtë herë, krijuesja e hitit “Let You Love Me” ka përkujtuar gjyshin e saj, njëherësh regjisorin e njohur Besim Sahatçiu.
Rita Ora (Foto: Instagram)
“Gjithashtu sot është edhe përvjetori i gjyshit tim, na mungon çdo ditë. Gjyshi të dua shumë”, ka shkruar ylli shqiptar në fotografinë e ndarë në InstaStory.
Besimi ndërkohë ishte drejtor i teatrit, filmit dhe televizionit, teksa punoi edhe si drejtor skenik në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
I njëjti ishte një regjisor e skenarist i filmave si: “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” etj.
Ai ndërroi jetë në vitin 2005.

Besim Sahatçiu me bashkëshorten, Besën, dhe dy mbesat e tyre: Elenën dhe Ritën (Foto: David Mirzoeff)
Marrë parasysh këtë, Rita jo rastësisht është futur në botën e artit dhe ka arritur të bëhet një nga artistet më të suksesshme në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/
You may like
Sinan Kajtazi: Ëndrra e Ahmet Brahimajt për Baletin Kombëtar të Kosovës duhet të jetë mison për ne
Doja Cat paralajmëron tërheqjen nga muzika?
Sonte miqësorja Spanjë-Shqipëri, bastet “fundosin” kombëtaren tonë
Messi paralajmëron pensionimin nga Argjentina
Presidenti i Barcelonës mohon interesimin për Mbappen
Një vit nga vdekja e humoristit Rasim Thaçi – Cima, Artani kujton momentet e fundit me të atin dhe raportin me të