Showbiz

Rinesancës i jepet lamtumira e fundit të martën në Prishtinë

Published

on

Këngëtarja shqiptare, Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesancë, u nda nga jeta më 23 tetor 2026, në moshën 25-vjeçare, pas një beteje me tumor në tru.

Pas ceremonisë përkujtimore të mbajtur në Londër, familja e saj ka njoftuar edhe për organizimin e varrimit dhe homazheve në Prishtinë.


Përmes një njoftimi publik, familja Qeriqi bëri të ditur se varrimi do të mbahet më 10 nëntor, në orën 14:30, në Varrezat e Prishtinës, në lagjen Arbëri (Dragodan).

Ndërkaq, homazhet në nderim të Rinesës do të mbahen më 11 dhe 12 nëntor, nga ora 09:00 deri në 17:00, në Grand Hotel Prishtina.

Familja ka falënderuar të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që kanë qëndruar pranë tyre në këtë periudhë të vështirë.

Largimi i parakohshëm i këngëtares në moshë kaq të re ka prekur familjarët, miqtë dhe ata që e kanë ndjekur rrugëtimin e saj muzikor.

Lajmi për vdekjen ka sjellë reagime dhe mesazhe ngushëllimi nga njerëz që kanë shprehur keqardhjen për humbjen e saj. /Telegrafi/

Trending

Exit mobile version