Connect with us

Business

Rikthimi i tatimit progresiv, ende larg

Published

on

Ministria e Financave për momentin nuk do ta kthejë tatimin progresiv. Megjithëse kishte njoftime se kjo mund të ndodhte para datës 1 janar 2023, deri kur është suspenduar me ligjin për tatimin e më të pasurve, nga Ministria e Financave thonë se për momentin kjo nuk shqyrtohet, por se po zhvillohet debat publik për atë se si duhet të duket reforma tatimore. Megjithatë, për momentin rreth këtij dhe tatimeve tjera, grumbullohen mendime nga palët e interesuara për atë nëse ato duhet të rriten ose të ulen. Ajo për çka konkretisht mendohet, është vendosja e tatimit të ri ekologjik, me qëllim të uljes së ndotjes.


Ministria e Financave

“Zgjidhja aktuale ligjore, tatimi progresiv i të ardhurave personale, duhet të kthehet në fuqi në vitin 2023. Në periudhën vijuese, Ministria e Financave do ta shfrytëzojë për të  përcaktuar modelin optimal të sistemit tatimor ku përfshihet edhe tatimi i të ardhurave personale. Vendosja e tatimit ekologjik (“tatimi i gjelbër”) me qëllim të stimulimit të tatimpaguesve për të zvogëluar sjelljen e tyre ose aktivitetet e tyre që kontribuojnë në ndotje.

Krahas eko-tatimeve, sipas informacionit jozyrtar të Alsatit, po shqyrtohet edhe aplikimi i tatimeve të tjera, si dhe lirimi nga disa tatime të caktuara.

Tatimet

-Tatimi i ri i qarkullimit prej 4% gjatë pagesës së lojërave të fatit të paguhet nga organizatorët e lojërave dhe të mos u bartet përdoruesve

– Deri në 29 punonjës të ri në sektorin privat, shteti do të kthejë paratë e paguara nga taksa personale në llogarinë e tyre për 2 vjet

-Lirim nga pagesa e tatimeve për gratë ose të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare themelues të ndërmarrjeve për sa kohë që qarkullimi është nën 3 milion denarë.

-Kthimi i tatimit personale mbi të ardhurat për fermerët

Për reformën e paralajmëruar tatimore nuk ka përgjigje konkrete nga institucionet se kur do të miratohet dhe kur do të kemi tatime të reformuara. ASHAM tashmë i ka sugjeruar Qeverisë rritje të lehtë në disa tatime dhe kthimin e tatimit progresiv në mënyrë që të shmanget rreziku i paqëndrueshmërisë financiare në vend.

Andrea Cobanova

Alsat