Connect with us

Showbiz

Rihanna motivon ndjekësit e saj që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë të martën

Published

on

Të martën më 3 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale.

Kandidati demokrat Joe Biden dhe ai republikan Donald Trump janë në një garë të ngushtë, se kush do të qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Mes shumë thirrjeve për të dalë në zgjedhje dhe për të kryer obligimin qytetar, një motivim për ta bërë një gjë të tillë vjen edhe nga këngëtarja Rihanna.

Këngëtarja me prejardhje nga Barbadosi, ka publikuar në InstaStory një shkrim duke treguar se kanë mbetur vetëm edhe një javë deri në ditën e votimeve, teksa ka pyetur ndjekësit e saj, nëse e kanë kryer obligimin e tyre qytetar përmes formave të tjera që e mundësojnë këtë gjë të bëhet paraprakisht.

Foto: Rihanna/InstaStory

“Nuk e di se kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por presidenti i ardhshëm i Amrikës do të zgjidhet brenda 7 ditëve. A keni votuar ende?”, ka shkruar Rihanna në InstaStory.

Përndryshe, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila jeton dhe vepron në ShBA, njoftoi se e kishte kryer obligimin e saj si qytetare pak javë më parë.

Ajo i motivoi ndjekësit e saj që të votojnë, duke u shfaqur me një bluzë transparente, ku shkruante: “Unë votova”. /Telegrafi/