Connect with us

Showbiz

Rihanna kërkon falje publike për ofendimin që iu bëri myslimanëve në shfaqjen e saj të modës: Ndodhi pa dashje, nuk do të përsëritet

Published

on

Në shfaqjen e modës të këngëtares së famshme, Rihanna, ndodhi një gafë, e cila gjatë këtyre ditëve është diskutuar globalisht.

Modelet që reklamuan koleksionin e saj të ri të të brendshmëve, kërcyen nën ritmet e këngës “Doom”, e cila ishte miksuar me disa vargje të shenjta islamike të hadithit mysliman.

Duke qenë se vargje të tilla u përdorën për këtë qëllim, kjo ka shkaktuar një irritim shumë të madh në komunitetin mysliman, të cilët gjatë gjithë këtyre ditëve kanë bërë komente të shumta negative në drejtim të këngëtares.

Të martën, Rihanna vendosi që të reagojë për herë të parë rreth kësaj çështje, duke bërë një shkrim të gjatë në InstaStory.

“Unë do të doja të falënderoja komunitetin mysliman për vënien në dukje të një detaji të madh që ishte padashur fyese në shfaqjen tonë. Më e rëndësishmja, do të doja të ju kërkoja falje për këtë gabim të madh, por pa qëllim”, shkroi fillimisht këngëtarja.

Tutje, këngëtarja nga Barbadosi shtoi se i vjen thellësisht keq që vëllezërit dhe motrat myslimanë janë prekur nga kjo gafë, e cila ndodhi pa dashje.

“Ne e kuptojmë se kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona myslimane dhe unë jam jashtëzakonisht e dëshpëruar nga kjo gjë. Unë nuk luaj me asnjë lloj mosrespektimi ndaj Zotit ose ndonjë feje dhe e di se vendosja e këngës në projektin tonë ishte plotësisht e papërgjegjshme. Do sigurohemi që asgjë e tillë mos të përsëritet më. Faleminderit për faljen dhe mirëkuptimin”, përfundoi shfajësimin e saj artistja.

Foto: Rihanna/InstaStory

Rihanna përndryshe prej vitesh është jo aktive në muzikë, duke e zhvendosur aktivitetin e saj në biznes, si themeluese e markës “Fenty”. /Telegrafi/