Connect with us

Bota

Republika Çeke planifikon të ri-zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme – Alsat

Published

on

Kryeministri çek Andrej Babis njoftoi sot se po planifikon ta zgjasë sërish gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të COVID-19.

“Një votim në parlament për këtë çështje do të zhvillohet më 22 dhjetor, një ditë para se të skadojë gjendja aktuale e jashtëzakonshme”, tha Babis për gazetën “Pravo”.

Të premten, priten të aplikohen gjithashtu rregullat më të rrepta, përfshirë një shtetrrethim nate midis orës 23:00 dhe 05:00, raporton ATSh.

Autoritetet regjistruan 5169 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit për një total prej 586251 infektimesh dhe 9743 vdekjesh të lidhura me virusin në vendin e 10,7 milionë banorëve.