Është raportuar se ditën e sotme (e mërkurë) policia amerikane ka gjetur trupin e një reperi në bagazhin e një makine, pas një përplasjeje në autostradë në Miami.
Siç thuhet, të njëjtit kanë gjetur trupin e artistit 25 vjeçar Brian Trotter, pasi shkuan në vendin e ngjarjes.
Shoferi, 25-vjeçar, Robert Deupree Avery Coltrain, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe për transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.
Brian Trotter gjendet i pajetë në bagazhin e veturës (Foto: Getty Images)
Autopsia tregoi se Brian u qëllua për vdekje disa herë.
Oficerët ndërkohë deri më tani nuk kanë treguar motivet e vrasjes.
Z. Coltrain ka qenë mik me Trotter, i njohur me emrin artistik Kent Won’t Stop, për më shumë se një dekadë.
Brian Trotter (Foto: Instagram)
Një raport i policisë tha se patrullat e autostradës u thirrën në vendin e aksidentit të makinës në autostradën Palmetto në Miami të dielën.
Trotter u pa për herë të fundit më 17 tetor duke lënë shtëpinë e tij në Triangle, Virxhinia. /Telegrafi/