Connect with us

Tech

Renaulti pezullon prodhimin në Moskë

Published

on

Prodhuesi francez i makinave Renault ka njoftuar se po pezullon edhe një herë punën në fabrikën e tij në Moskë.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti i Ukrainës i bëri thirrje Renaultit dhe kompanive të tjera franceze që të largohen nga Rusia, ndërsa ai iu drejtua parlamentit francez përmes videolidhjes.

“Ata duhet të ndalojnë financimin e vrasjeve të grave dhe fëmijëve”, u tha ai deputetëve francezë.

Renault kishte rifilluar operimet në Moskë këtë javë, pas ndërprerjes së punës pas pushtimit të Ukrainës.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën në mbrëmje, prodhuesi francez theksoi se tashmë ishte në përputhje me sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë. /Zëri