Connect with us

Sport

Reja: Vështirë për të bërë ekipin kundër Kosovës – SHKUPIMK

Published

on

Trajneri i përfaqësueses shqiptare ka deklaruar se pavarësisht publikimit të një liste me shumë emra, ai nuk e di nëse do t’i ketë në dispozicion.

Kemi probleme si herën e kaluar. Strakosha, Dermaku, Mihaj, Roshi, Mersinaj, Lenjani, Trashi që nuk e dimë nëse vjen, Bare, Çekiçi, Vrioni që ka probleme nga pikëpamja fizike dhe Kamberi, janë 10 që nuk vijnë dhe pastaj presim të tjerët. Sigurisht që nuk lëmë pas dore as ndeshjen me Kosovën e cila është ndeshje që ndjehet shumë. Luajmë me vëllezërit tanë, është e rëndësishme për ndonjë që nuk ka pasur mundësinë që të luajë në këtë periudhë, duhet të shoh ndonjë të ri që të bëj vlerësime. Kjo ndeshje vjen me probleme, por duhet të hedh në fushë një skuadër konkurruese se kam konsideratë për Kosovën, do të bëjmë më të mirën. Por nuk di se si të përgatit këtë ndeshje, më vijnë lojtarët një natë para dhe duhet të shoh se kë kam në kushte për të luajtur. Kam një ekip të mirë dhe mund të shohim ndonjë të ri.

Alsat