Connect with us

Sport

Reja: Duhet të gjejmë golin, në 2 ndeshjet e radhës synojmë 6 pikë për kreun e grupit

Published

on

Edoardo Reja foli pa dorashka në intervistën për Supersport pas ndeshjes ndaj Lituanisë, sfidë në të cilën kombëtarja shqiptare regjistroi barazimin e dytë radhazi pa gola. Trajneri i italian i kuqezinjëve e pranoi se Shqipëria gaboi shumë në sulm dhe ky është një problem që duhet zgjidhur në 2 ndeshjet e radhës në cilat Shqipëria do të tentojë 6 pikë për të fituar edhe grupin.

“Është një situatë që realisht më vjen keq. Në këtë ndeshje, krijuam shumë raste, na u mohua edhe një penallti. Patëm dhe një rast në fund me Trashin, edhe Seferi pati një rast. Gjithsesi, këto nuk janë justifikime, ne duhet të shënojmë, nëse nuk shënojmë, është faji ynë. Lenjani? Dha kontributin e vet në pjesën e parë, pastaj zgjodha Trashin se ka karakteristika disi të ndryshme”.

“Provova të ndryshoj për të dhënë një shtysë më shumë për sulmin. Anësorët harxhojnë shumë energji dhe për këtë arsye ndërrimet bëhen aty. Shpresoj të kem mundësi ta ri-bëj skuadrën dhe të rikuperojmë lojtarë. Provuam disa të rinj, që dhanë sinjale të mira, ndaj do të bëjmë vlerësimet tona për të ardhmen. Edhe Kallaku luajti mirë ndeshjen e shkuar. Edhe sot të rinjtë luajtën mirë, krijuam raste në të dy ndeshjet, krijojmë raste për gol, por për fat të keq nuk shënojmë dhe na duhen lojtarë të ftohtë në zonën kundërshtare”.

“Kumbulla ishte zgjedhje e imja, mendoj se ishte veprimi i duhur, pavarësisht se çdokush ka idenë dhe vlerësimin e tij. Edhe Broja bëri një ndeshje të mira, jo ndoshta aq të mirë sa kundër Kazakistanit, por bëri mirë. Detyra ime është të bëj rotacion, sidomos me të rinjtë, që të fitojnë eksperiencë dhe të kontribuojnë për ekipin. Jam munduar që të shfrytëzoj çdo hapësirë rotacioni. Të njëjtën gjë bëra dhe sot, me Manajn dhe Vrionin. Është e vështirë kur je në transfertë, në një ndeshje pas tre ditësh me udhëtime të gjata. Jo gjithmonë është zgjedhja ime, jam i detyruar të bëj ndërrime”.

“Dy ndeshjet që na presin, janë një mundësi që ne të marrim 6 pikë dhe të vijojmë me objektivin tonë, që të jemi në krye të grupit. Këto dy barazime që morëm, nuk më bëjnë të ndihem mirë, por në një farë mënyrë është një shtysë për të marrë më shumë”, u shpreh Reja.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending