Përgjegjësi për sport në Komunën e Ferizajt, Bashkim Haxhimusa, ka komentuar, se fajtorin duhet ta gjeni brendapërbrenda komunitetit të hendbollit dhe sipas tij, asnjë kryetar komune as nuk formon dhe as nuk shuan klub.
“Asnjë Kryetar i komunave të Kosovës nuk i formon as nuk i shuan klubet, por sipas mundësive vetëm i ndihmon brenda kornizave ligjore.
Sportin e futbollit e rregullojnë apo e çrregullojnë, futbolldashësit.
Sportin e hendbollit e rregullojnë apo e çrregullojnë hendbolldashësit, e kështu me radhë vlen për gjitha sportet.
Në rastin e KH Kastriotit as pak fajtor nuk janë lojtarët dhe organet komunale, por fajtorin e gjeni brenda hendbolldashëve…”, komenton Haxhimusa në lidhje me shkrimin: “Agim Aliu, është në dorën tuaj klubi i madh: Shpëtoje ose shuaje! Djemtë po qajnë!”.