Kandidati demokrat për president të SHBA-ve, Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa, këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ishte ndër yjet e para shqiptare që uroi presidentin e ri të SHBA-së.
Rita që nga fillimi ka shprehur përkrahjen për kandidatin Joe Biden, ndërsa tani ajo po feston me shumë tjerë fitoren e demokratit./Gazeta Sinjali/