Connect with us

Showbiz

Rave mbyll sezonin e verës me Tatu në Pepperon the Beach

Published

on

Rave është duke përmbyllur tani sezonën e verës me një super performancë nga Tatu ( Arlind Kozeli ) që është emri tjetër për natën e vonë apo mëngjesin e herët në kryeqytet.

Që prej s’mbahet mend, marrëdhënia e tij deri diku perverse me muzikën, e ka kthyer që në rininë e hershme në një nga DJ me karizmatik e të dashur nga dashamirësit e orëve të vona.

Stili i tij i pagabueshëm për veshin vjen si një shkallëzim progresiv i House-it modern i ngjyer sipas rastit në Techno e që jo rrallë herë thyhet me ndonjë surprizë të këndshme, me pak fjalë mjaftojnë vetëm veshët e këmbët për ta shijuar plotësisht.

Mos mungoni, të dielën nga ora 21:00.

Performancën po ashtu mund ta ndiqni edhe në faqen zyrtare të Telegrafi Magazina në Facebook. /Telegrafi/