Connect with us

Business

Qeverisë i kërkohet ndryshimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Published

on

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) e sheh si të vonuar votimin në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka thënë se periudha deri sa të votohet në lexim të dytë ka mundësi që të plotësohet më kërkesat që janë dërguar me rekomandime në Qeveri.

“Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje që të kalojë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe të miratohet në lexim të parë dhe mes leximit të parë dhe të dytë ka mundësi të plotësohet dhe ne veçse i kemi dërguar rekomandimet e para në Qeveri për disa ndryshime të mundshme që kryesisht lidhen me masat që mund ta rrisin kërkesën agregate, por të njëjtën kohë edhe ta lehtësojnë gjendjen e bizneseve, siç janë ato që janë ekspozuar financiar në raport me bankat që i kanë shumat e larta të pagesës së interesit”.

Rukiqi thotë se bizneset kanë pësuar rënie drastike e që sipas tij, kjo do të ndikojë në investime më të vogla, në qarkullim më të vogël dhe në mundësinë që të krijohen vende pune.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Hipoteka e vështirëson kredimarrjen për gratë

Published

on

Gëzime Rexhepi-Çollaku, pronare e institucionit parashkollor “Bardha” në Prishtinë, thotë se për të marrë kredi në njërën nga bankat komerciale të Kosovës, i është dashur që bashkëhumarrës të jetë bashkëshorti i saj.

Këtë kërkesë nga banka ajo po e konsideron të padrejtë dhe të panevojshme. Sipas saj, këto procedura nga bankat po kërkohen për shkak se gratë nuk kanë të regjistruara në emër të tyre, prona të paluajtshme për të lënë si hipotekë në bankë.

Prona e paluajtshme hyn në kuadër të hipotekës, që bankat kërkojnë për të siguruar përmbushjen e detyrimit.

“Unë kam aplikuar dhe kam kredi, më është dashur për ndërtimin e një objekti të ri. Mirëpo, është dashur të dëshmojë më shumë fakte, gjithsesi deri sa edhe burri është bërë bashkëhumarrës, është dashur të paraqiten edhe të hyrat financiare të burrit, pastaj më është aprovuar kredia”, shprehet Rexhepi- Çollaku.

Rexhepi-Çollaku: Aprovimin për kredi, fillimisht burri, pastaj banka

Gëzime Rexhepi – Çollaku, që nga viti 2005, kur ka filluar biznesin, ka arritur që vit pas viti të rris veprimtarinë e saj. Në kuadër të institucionit parashkollor “Bardha”në Prishtinë, funksionojnë shtatë kopshte për fëmijë në lagje të ndryshme të kryeqytetit dhe ka arritur të punësojë 80 punëtore. Ajo tregon se biznesi i saj është i qëndrueshëm. Por, megjithatë, ka pasur nevojë për kredi.

Edhe në organizatën joqeveritare “Gratë në Biznes” në Prishtinë thonë se gratë afariste përballen më vështirësi për marrjen e kredive në bankat komerciale që veprojnë në Kosovë. Hamide Latifi, udhëheqëse e kësaj organizate, thekson se pengesë kryesore në këtë proces, është numri i vogël i bizneseve të regjistruara në emër të grave dhe një përqindje e vogël e grave kanë të regjistruara pronat e paluajtshme në emër të tyre.

“Janë shumë faktorë dhe vetë situata sociale e gruas, ku është e zhveshur nga pronësia është një parakusht që e determinon pozitën e saj në tregun e Kosovës. Sa i përket qasjes se kredive, ato mund të marrin kredi, madje për kredi të vogla nuk kërkohet hipotekë, por pamundësia e kthimit i detyron të mos hyjnë në kësi lloji aventurash”, thekson Latifi.

Shoqata e Bankave të Kosovës: Bankat nuk bëjnë diskriminim gjinor

Por, zyrtarë të Shoqatës se Bankave të Kosovës, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, thonë se “bankat komerciale aplikojnë procedurat e njëjta për kërkesa të kredive apo çfarëdolloj kërkese bankare nga klienti për bankën, si për personat e gjinisë mashkullore ashtu edhe femërore dhe nuk bëjnë diskriminime ne baza gjinore”.

Përkundrazi, thuhet në përgjigje, “ne si Shoqatë, mund të themi që bankat e Kosovës janë gjithmonë pro fuqizimit të femrave ndërmarrëse”.

Edhe pse gjysma e popullatës së përgjithshme në Kosovë përfaqësohet nga gjinia femërore, sipas statistikave zyrtare, nga 205 mijë biznese që janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, vetëm 17,721 prej tyre janë më pronare gra.

Kurse, mbi 16 për qind e pronave të paluajtshme janë të regjistruara në emër të femrave.

Latifi: Gratë janë më të përgjegjshme se burrat në kthimin e kësteve të kredisë

Ndryshe, vlera e kredinë në 10 bankat komerciale në Kosovë ka arritur në mbi 3.1 miliard euro. Por, Banka Qendrore e Republikës se Kosovës, nuk ka ndonjë statistikë se sa nga vlera e përgjithshme e kredive është e huazuar nga gratë dhe sa nga burrat.

Por, Hamide Latifi thekson se gratë afariste në Kosovë nuk mund të kenë vlera të mëdha të kredive në bankat komerciale, për shkak se ato në shumicën e rasteve udhëheqin biznese të vogla, kryesisht në agrobiznes.

Madje edhe kur kanë nevojë për kredi, Latifi tregon edhe për hezitimin e grave për të aplikuar për kredi pa qenë të sigurta në kthimin e kësteve, ose në raste të caktuara aplikojnë për shuma të vogla të parave.

“Pamundësia e kthimit të këstit i detyron të mos hyjnë në kësi lloji aventurash. Gratë janë shumë më të përgjegjshme. Ato sigurohen se mund të kthejnë këstet e kredive dhe nëse ato i dinë rrethanat që pengojnë kthimin e kredisë ato nuk ndërmarrin kësi lloji hapash. Do të thotë analiza e mirë që i bëjnë paraprakisht gjithë situatës se tyre, ato i pengon që të marrin një hap të tillë”, tha Latifi.

Një hap për të hyrë në borxh në institucionet financiare nuk ka pasur guxim ta marr as Ilire Lepaja, që merret me prodhimin e produkteve të ndryshme.

Lepaja e cila është artiste e dizajnit grafik, ka një dyqan në Prishtinë dhe dizajnon suvenire, kartolina e deri tek produktet e tekstilit (maica, çanta, shalle etj).

Ajo biznesin e filloi para pesë vitesh, por asnjëherë nuk ka marrë ndonjë kredi edhe pse për të zgjeruar veprimtarinë, thotë se disa herë ka pas nevojë.

“Ka qenë e nevojshme marrja e kredive për të zgjeruar biznesin, por unë preferoj zhvillimin e biznesit më sigurt dhe hapa më të ngadalshëm. Unë e shoh si barrë marrjen e kredive dhe për këtë preferoj të shkojë sigurt, me hapa të ngadalshëm e jo të ngarkohem apo të ngarkohem me këste të kredive”, tha Lepaja.

Hamide Latifi, thekson se për të fuqizuar pozitën e grave në biznes nevojitet ndihma e institucioneve shtetërore përmes subvencioneve të ndryshme.

Qeveria e Kosovës, më 28 shtator ka ndarë rreth 87 milionë euro për bizneset private, për t’i rikuperuar humbjet që kanë pësuar nga pandemia COVID-19, për qytetarët në nevojë.

Nga kjo vlerë, një milionë euro janë ndarë për promovimin e punësimit të grave.

Gratë, pronare të bizneseve, të interesuara për subvencione

Me qëllim të fuqizimit se ndërmarresisë me pronësi apo me bashkëpronësi (së paku 50%) të grave ndërmarrëse, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, më 14 shtator ka publikuar një shpallje për ndarje të subvencioneve.

Vlera e subvencionimit është rreth 500 mijë euro, kurse deri më 2 tetor, kur ka qenë afati i fundit, kanë aplikuar 387 gra ndërmarrëse nga sektorë të ndryshëm, tregojnë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Pas analizimit dhe verifikimit të aplikimeve do të bëhet publike edhe ndarja e këtyre subvencioneve.

Gratë edhe të papuna

Në Kosovë, përqindje e vogël e grave paraqitet edhe në tregun e punës. Sipas Anketës se Fuqisë Punëtore, për tremujorin e parë të këtij viti, thuhet se nga përqindja e përgjithshme e papunësisë që është 25 për qind, papunësia tek gratë është 30.6 për qind krahasuar më 23 për qind të burrave.

Sipas kësaj ankete vetëm 14 për qind e grave punojnë, ndërsa 44 për qind burra.

Mbi 55 për qind të grave janë të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit, të tregtisë dhe të shëndetësisë./Rel/

Alsat

Continue Reading

Business

Tregtia e jashtme, 245.5 milionë euro deficit gjatë muajit shtator

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator të këtij viti, ku të dhënat tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për -4.5% në muajin shtator, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2019, gjegjësisht në vlerë prej 245.5 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 257.2 milionë eurosh në vitin 2019.

Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me 14.5%.

“Eksporti i mallrave në muajin shtator 2020 kishte vlerën 41.7 milionë euro, ndërsa importi 287.2 milionë euro, që është një rritje prej 8.6% për eksport, dhe një rënie prej -2.8% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 23.7% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13.5% të eksporteve e përbëjnë produktet bimore; 13.3% të eksporteve e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 12.7% të eksporteve e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.6% të eksporteve e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.8% të eksporteve e përbëjnë produktet minerale; 4.6% të eksporteve e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 4.5% të eksporteve e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.3% e përbëjnë mjetet e transportit; 11.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.5% e përbëjnë produktet minerale; 7.9% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj. Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 15.3 milionë Euro, ose rreth 36.8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 19.2%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (13.3%), Britania e Madhe (3.7%), Holanda (3.3%), etj”, thuhet në njoftim.

ASK sqaron se importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 119.5 milionë euro, ose 41.6% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej -16.0%.

“Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.3%), Italia(5.0%), Polonia (3.2%), Greqia (2.6%), etj. Në muajin shtator 2020, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 18.5 milionë Euro, ose 44.6% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 15.9%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (15.6%), Maqedonia e Veriut (10.5%), Serbia (9.5%), dhe Mali i Zi (7.3%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin shtator 2020, arritën në 62.4 milionë euro, ose 21.7% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 46.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7.2%), Serbia (6.6%) dhe Maqedonia e Veriut (5.8%). Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 7.7 milionë Euro, ose 18.6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (8.6%), dhe Zvicra (7.1%).Kurse, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 105.2 milionë euro, ose 36.6%”, thuhet në njofitm.

Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia me 12.3% dhe Kina me 10.1%.

Alsat

Continue Reading

Business

Banka Botërore: Shqipëria dhe Kosova mund të kenë rimëkëmbjen më të shpejtë ekonomike më 2021, pas Malit të Zi

Published

on

Banka Botërore ka rishikuar në ulje vlerësimet e saj për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor, si pasojë e ndikimit të pandemisë së COVID 19-ës, duke folur për një recesion të thellë të rajonit. “Aktiviteti ekonomik në Ballkan, parashikohet të tkurret me 4.8 për qind në 2020, ose – 1.7 pikë përqindje nën parashikimin e bërë në Raportin e Rregullt Ekonomik të pranverës 2020”, bëri të ditur sot Banka përmes publikimit të Raportit të saj të vjeshtës.

Në ulje, Banka ka rishikuar dhe rritjen e ekonomisë së Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat, pritet të kenë rënien më të fortë mes vendeve të rajonit, pas Malit të Zi. Serbia rezulton të jetë vendi në të cilin ndikimi i pandemisë parashikohet të ndjehet më pak. Sa i takon vitit të ardhshëm, Shqipëria dhe Kosova mendohet se mund të kenë rimëkëmbjen më të shpejtë, pas Malit të Zi, me një Prodhim të Brendshëm Bruto më të lartë.

Sipas Bankës Botërore, shkaqet e recesionit në Ballkanin Perëndimor janë “rënia e kërkesës së brendshme dhe të jashtme, dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit për shkak të masave të vendosura të kufizimit, të tilla si bllokimet e plota. Një valë e dytë e pandemisë në Ballkanin Perëndimor që nga mesi i qershorit dhe pasiguria politike rreth zgjedhjeve në disa vende kanë penguar më tej rimëkëmbjen ekonomike. Për shkak të kufizimeve të udhëtimit dhe kërkesave të distancimit social, sezoni i turizmit veror në thelb konsiderohet i humbur, gjë që ka goditur veçanërisht rëndë Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi”.

Në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, kriza e COVID 19-ës vlerësohet të ketë shtyrë në varfëri mbi 300,000 njerëz, një numër i konsiderueshëm, por që, sipas Bankës Botërore, është më pak se gjysma e asaj që do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishin ndërmarrë masa si kundërpërgjigje.

Kosova, Prodhimi i Brendshëm Bruto do tkurret me 8.8 përqind

“Ekonomia e Kosovës pritet të tkurret me 8.8 për qind në vitin 2020” vlerëson Banka Botërore në Raportin e saj periodik duke nënvizuar se “pandemia po ushtron trysni të paprecedentë mbi aktivitetin ekonomik. Vazhdimi i COVID-19 është duke ndikuar negativisht eksportet e shërbimeve, konsumin privat dhe investimet”. Sipas Bankës tkurrja ekonomike pritet të ndikohet kryesisht nga rënia e investimeve, që parashikohet të kontribuojë me -4.6 pikë përqindjeje, konsumi i përgjithshëm me -2.6 pikë përqindje, ndërsa për shkak të rënies së eksporteve të shërbimeve, eksportet neto do të kontibuojnë me -1.5 pikë përqindje.

Raporti vlerësn se “pa rritjen e dërgesave të emigrantëve dhe përgjigjen kundërciklike të politikës fiskale, tkurrja do të ishte më e thellë”. Flukset hyrëse të dërgesave deri në muajin korrik 2020 u rritën me 9.8 për qind, “me një rritje domethënëse në dërgesat që vijnë përmes kanaleve formale, të cilat kapin 47 për qind të totalit. Kjo konfirmon sa i lartë është kontributi i remitancave në rrjetet informale të sigurisë sociale në Kosovë”, nëvizon raporti.

Kriza e zgjatur e COVID 19-ës “do ta rëndojë pozicionin fiskal të Kosovës. Deficiti i përgjithshëm buxhetor pritet të arrijë në 9.5 për qind të PBB-së, nga 2.9 për qind që ishte në vitin 2019, për shkak të rënies prej 13 për qind të të ardhurave publike, shpenzimeve më të larta rrjedhëse për reagimin ndaj krizës, dhe tkurrjes domethënëse të PBB-së”

Kriza e COVID 19-ës pritet të ketë ndikim afatgjatë në aktivitetin ekonomik dhe siç thekson Banka Botërore “në varësi të kohëzgjatjes së saj, ajo mund të shkaktojë mbyllje të përhershme të bizneseve dhe humbje të vendeve të punës. Kjo do t’i kthente mbrapsht përfitimet zhvillimore të arritura me aq mund në Kosovë”

Ekonomia prite t’i rikthehet rritjes pozitive në 3.7 për qind në vitin 2021, dhe më pas të përshpejtohet në 4.9 për qind në vitin 2022, sipas Bankës Botërore e cila saktëson se “kohëzgjatja e pandemisë, ashtu si edhe madhësia e pasojave të saj ekonomike dhe sociale, janë ende shumë të pasigurta. Rimëkëmbja në vitet 2021 dhe 2022 do të varet edhe nga mënyra se si do të rikthehet rritja në BE, por dhe nga frenimi me sukses i pandemisë deri sa vaksinat të jenë përgjithësisht të qasshme. Për Kosovën, kufizimet e udhëtimeve ndërkombëtare -veçanërisht nga Gjermania dhe Zvicra – dhe reagimi i sektorit financiar ndaj një vazhdimi të zgjatur të pandemisë, janë përcaktuesë të tjerë të rimëkëmbjes”.

Banka vë në dukje se “ka edhe potenciale që rritja të jetë edhe më ë lartë se parashikimi, varësisht nga sa efektive do të jetë qeveria në realizimin e plotë të planit për rimëkëmbjen ekonomike; kur dhe sa do jenë investimet nga zbatimi i marrëveshjes së kohëve të fundit për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë”.

Parashikimi i Bankës Botërore për Kosovën, është më i zymti nga institucionet ndërkombëtare financiare. Ndërsa Fondi Monetar parashikon një tkurrje prej 7.5 për qind, Banka Europian për Rindërtim dhe Zhvillim pret një rënie me -5 për qind.

Alsat

Continue Reading

Trending