Connect with us

Maqedoni

Qeveria paralajmëron “luftë” kundër ndotjes së ajrit

Published

on


Ekologjia është një nga prioritetet e Qeverisë. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi luftë pa kompromis kundër ndotjes së ajrit. Në programin qeveritar thuhet se të gjitha institucionet do të ngrohen në mënyrë ekologjike si dhe do të instalohen fotovoltaikë. Tramvaji paralajmërohet sërish si dhe stacionet matëse. Emetimet e gazrave do të maten gjatë regjistrimit të automjeteve kurse Inspektorati Shtetëror i Mjedisit do të punojë gjatë gjithë kohës dhe do të shkruajë gjoba më të ashpra për ndotësit. Deri në vitin 2024, përdorimi i qeseve plastike me të cilat blejmë do të ndalohet. Në pjesën e programit ekologjik thuhet se përqindja e zonave të mbrojtura do të rritet. Mali i Sharrit do të zhvillohet si park nacional.

PROGRAMI I QEVERISË:

“Qeveria do ta arrijë këtë duke planifikuar dhe kryer procese që përfshijnë, nga njëra anë mbrojtjen e natyrës dhe burimeve natyrore nga ndotja dhe zvogëlimin e ndryshimit të klimës, dhe nga ana tjetër, zhvillimin e vendit përmes investimeve të vazhdueshme në ekonominë e gjelbër dhe krijimin e vendeve të gjelbra të punës”.

Ambientalistët janë të shqetësuar për hapjen e minierës së re në Zhivojnë të Manastirit. Ajo do të ketë rol për ta furnizuar TEC Manastirin me qymyr. Për ajër më të pastër dhe shtet ekologjik, ato propozojnë alternativa për energji elektrike.

“Me të vërtetë duhet të kalojmë tek burimet e rinovueshme të energjisë, duke përjashtuar hidroenergjinë sepse i bën shumë dëm biodiversitetit dhe ekosistemeve lokale. Ajo që na shqetëson është se megjithëse ka shumë masa, vazhdimi i energjisë siç është me qymyr na shqetëson se sa seriozisht merret ekologjia në vendin tonë dhe jepet si përparësi. Ajo që duam të shohim, jo vetëm një program mjedisor, por një mjedis për t’u integruar në politikat e tjera shtetërore, ne kemi bujqësinë, industrinë, arsimin.”-tha Antonio Jovanovski, Bëhu i Gjelbër.

Sipas Jovanovskit, na duhet ekonomi e gjelbër, investime që do të përmirësojnë mjedisin dhe do të sjellin vende të reja pune. Dhe nëse shikojmë vetëm rritjen ekonomike dhe vendet e reja të punës, e kështu neglizhojmë mjedisin, atëherë do të mbetemi në ajër të ndotur.

Igor Stefanovski

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending