Business

Qeveria, ndihmë financiare mujore për 1,100 ish të falimentuar

Published

on

Përmes ndryshimeve ligjore, 1,100 punëtor të falimentuar do të marrin ndihmën financiare shtetërore. Qeveria miratoi vendim me të cilin ish-punëtorët, me të paktën 14 vjet përvojë pune në kompani shtetërore, duhet të marrin ndihmë mujore prej 9,242 denarëve. Këto ndryshime në Ligjin e Sigurisë Materiale të të papunëve duhet të marrin dritën jeshile në Kuvend.


Në ditën e dorëzimit të kërkesës, personi i papunë duhet të jetë i moshës 52 vjeçe për gra dhe 55 vjeç për burrë. Të ketë të drejtë për kompensim në të holla pas 1 janari 1993 dhe nga 31 dhjetori 2020 deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, të mos ketë pasur marrëdhënie pune – u shpreh Jagoda Shahpaska- ministre e punës dhe politikës sociale.

Sipas informatave, këto para të falimentuarit do t’i marrin deri në pensionimin e tyre ose deri në punësimin e serishëm. Njëri nga kushtet e deritanishme ishte që stazhi të jetë të paktën 15 vjet. Kompensim financiar deri në shkuarje në pension për momentin marrin 13 mijë të falimentuar.

Ile Petrevski

Alsat

Trending

Exit mobile version