Connect with us

Maqedoni

Qeveria ndalon festat, ndërsa Qyteti i Shkupit shndërron sheshin në atraksion turistik – Alsat

Published

on

Qeveria solli vendim të ndalohen të gjitha organizimet për festat e fund vitit në ambient të hapur. Por nga ana tjetër, në qendër të kryeqytetit po vendosen objekte për shërbim, pikërisht për këto festa.

– Advertisment –

“Përderisa njëra nga masat anti-kovid është edhe mos grupimi i më shumë se katër personave në hapësira të jashtme publike, këtu në sheshin kryesor të Shkupit janë vënë shtëpiza të drurit për të shërbyer pije, për eventualisht celebrimeve të festave të fund vitit”.

Stolisja e sheshit, është bërë atraksion për qytetarët që të tubohen çdo mbrëmje. Përveç masave të ndaluara me ligj, aty ku nuk mund të ndërhyjnë autoritetet thonë se u mbetet në ndërgjegjen e qytetarëve të respektojnë rekomandimet anti-kovid.

Edhe në kuadër të asaj se çfarë po ndodh nëpër sheshe ne e kishim parasysh se ekziston rreziku i infektimeve andaj edhe i ndaluam organizimet e festave dhe pritja e Vitit të Ri. Por, mjaftojnë të respektohen protokollet, pavarësisht a është shitore e jashtë me banak apo tezgë në tregun e gjelbër – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov i cili dha OK për tu vënë këto shtëpiza, u arsyetua se sheshi është vendi ku më së paku mund të infektohen njerëzit nga CoVid-19.

Ne si Inspektorat i Qytetit të Shkupit jemi të pranishëm gjatë gjithë kohës për të parandaluar grupimet por edhe shitësit ambulant në të zezë. Nga ana tjetër MPB sipas raporteve ditore që na dorëzon neve si shtab i krizës, e kryejnë punën me përpikmëri. Por, në fund të ditës kujdesi për shëndetin mbetet në vetëdijen e çdo qytetari dhe mesa shohë unë ata iu përmbahen protokolleve – deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Nga Ministria e Brendshme thonë se policia e ka të pamundur të zbatoj masën e ndalimit për tubime të jo më shumë se 4 personave nëpër sheshe. Asnjë gjobë deri më tani nuk është shqiptuar për këto shkelje, thonë nga MPB. Sipas raportit të tyre nga 1 maji deri më 30 nëntor vetëm për mos mbajtje të maskave janë gjobitur 27,226 qytetarë me nga 20 euro ku në arkën e shtetit për 6 muaj u mblodhën afër 545 mijë euro. Nga Ministria e Ekonomisë thanë se për gjoba nuk do të kursehen as objektet gastronomike nëse pas orës 18 nuk i mbyllin kafenetë, restorantet dhe të gjitha sektorët tjerë ku shërbehet pije dhe ushqim. Masat e reja parashikojnë edhe ndalimin e dhënies me qira të vikend shtëpizave për grupe shoqërore por jo edhe familjare. Kjo nuk i ka vetëdijesuar qytetarët, duke mos lënë asnjë dhomë të lirë për gjatë këtij muaji nëpër pikat turistike të vendit.

Adnan Qaili