Connect with us

Maqedoni

Qeveria miratoi masat e reja kundër Covid-19 – Alsat

Published

on

Ekzekutivi miratoi rekomandimet e autoriteteve shëndetësore që gjatë festave të fundvitit objektet gastronomike të mbyllën nga ora 18. Masat e reja anti-kovid nga 18 dhjetori deri më 21 janar u propozuan një ditë më parë nga Komisioni për Sëmundje Infektive, për të parandaluar rritjen e infeksioneve nga virusi korona. Restorantet brenda hoteleve, marketet, qendrat tregtare, bastoret dhe kazinot nuk përfshihen në këtë masë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se rreziku më i madh i infeksionit është detektuar pikërisht nëpër kafenetë, baret restorantet dhe klubet e natës.

Nëse këto protokolle mund të zbatohen nuk do të ketë rrezik të shtuar. Por, më shumë orë të lira pas mbarimit të kohës së punës vlerësojmë se do të ketë rrezik, pikërisht në ato celebrimet e vogla gjatë kohës së festave të fund vitit.”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Por, festat familjare dhe shoqërore nëpër shtëpi, banesa e vikend shtëpiza mbeten në suaza të rekomandimeve. Për shkaqe privatësie nuk ka ndalesë sipas Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive. Kjo mbetet në ndërgjegjen dhe vetëdijen e qytetarëve, tha kryeministri Zaev.

Me vetë faktin se objektet gastronomike nuk do të jenë nën dry gjatë gjithë muajit, por vetëm nga ora 18 deri në 5 të mëngjesit. Për këtë periudhë, ne tani më kemi diskutuar me Ministrin e Financave dhe Zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike dhe resorët e tjerë ekonomikë. Iu qëndrojmë në dispozicion që së bashku me Odën e gastronomeve të flasim në këtë temë për të mundur bashkërisht t’i vlerësojmë dëmet dhe pasojat që janë bërë ndaj këtyre subjekteve në mënyrë që t’ju ndihmojmë”-theksoi Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së

Në prag të festave sheshet e qyteteve janë të mbushura me vizitorë. Por, sipas raporteve të MPB-së nuk ka evidencë nëse dikush është gjobitur për mos respektim të distancës nëpër hapësirat e jashtme publike. Policia gjobit për mos mbajtën e maskave, por jo edhe për grupimin e më shumë se 4 personave. Mesatarisht rreth 700 shtetas çdo ditë gjobiten nga 20 euro për mos bartjen e maskave mbrojtëse.

 

Adnan Qaili