Connect with us

Maqedoni

Qeveria do të shqyrtojë raportin e UNESKO-s për rrezikun që i kanoset qytetit të Ohrit – Alsat

Published

on

Qeveria do t’i marrë të gjitha hapat e nevojshëm për ta mbrojtur rajonin e Ohrit sipas rekomandimeve të UNESKO-s. Ministri i transportit Bllagoj Boçvarski, shprehet se nëse autoritetet lokale nuk kanë vullnet për t’i zgjidhur problemet, atëherë Qeveria do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm. Së shpejti në seancë qeveritare do të shqyrtohet raporti i plotë i UNESKO-s, ku rekomandohet që rajoni i Ohrit të evidentohet në listën e trashëgimisë kulturore botërore në rrezik.

Ajo që është e nevojshme është koordinimi i fortë midis të gjitha instancave qeveritare dhe institucioneve qendrore dhe atyre lokale që kanë kompetencat e tyre për t’u marrë me situata të caktuara siç është trajtimi i ndërtesave të paligjshme. Nëse dikush nuk ka vullnet për të punuar dhe zgjidhur problemet që u janë dhënë në kompetencë nga qytetarët në zgjedhje, atëherë ne do t’i bëjmë të gjithë hapat që ky status i rajonit të Ohrit të mos rrezikohet- deklaroi Bllagoj Boçvarski- Ministër i transportit dhe lidhjeve.

 Raporti i fundit i UNESCO-s thotë se në 3.5 vitet e fundit nuk është bërë asgjë, janë ndërmarrë një sërë hapash të kotë dhe të pakuptimtë, akuzojnë nga OJQ-ja Front 21/42. Ata kërkojnë që Presidenti personalisht të angazhohet për mbrojtjen e rajonit të Ohrit.

Fronti 21 / 42- organizatë joqeveritare

“Presidenti duhet ta urdhërojë Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që urgjentisht t’i vendosë nën mbrojtje të përkohshme burimet e Liqenit të Ohrit, Moçalin e Studençishtës, Kanalin e Studençishtës dhe Burimet e Bilianës. Ta urdhërojë Qeverinë urgjentisht ta aktualizojë procesin e miratimit të Ligjit të ri për Menaxhimin me trashëgim natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit”

Në rekomandimet e fundit të UNESCO-s, vërejtjet kryesore janë dështimi në trajtimin e ndërtesave të paligjshme, mungesa e deponisë, kolektori jofunksional si dhe urbanizimi i pakontrolluar.

 

Andrea Cobanova


Maqedoni

Biden betohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Alsat

Published

on

“Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Me ndihmo, Zot”

Xho Bajden është betuar në një ceremoni inauguruese si Presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin e tij të parë si president Bajden ka thënë kemi mësuar se demokracia është e brishtë, por në këtë moment, demokracia ka mbizotëruar.

“Tani, në këtë tokë të shenjtë, para disa dite kishte dhunë e cila i tronditi themelet e Capitolit, ne bashkohemi si një komb, nën Zotin, për të kryer transferimin paqësor të pushtetit siç e kemi bërë për më shumë se dy shekuj. Bota po na sheh. Ky është mesazhi im për të: Amerika është vënë në provë. Por do t’i riparojmë aleancat. Do të udhëheqim jo me shembullin e fuqisë sonë, por me fuqinë e shembullit tonë- tha Bajden.

 Duke folur për sfidat që do të përballet administrata e tij, duke përfshirë edhe dëmet nga pandemia, Biden ka thënë se do t’i tejkalojnë të gjitha, ndërsa nga amerikanët kërkoi që të jenë të bashkuar.

 “Kemi shumë për të rregulluar, shumë për të fituar. Pak njerëz në historinë e kombit tonë kanë pasur një kohë më sfiduese sesa kjo në të cilën gjendemi sot. Ky virus që ka marrë më shumë jetë në një vit sesa Amerika ka humbur në Luftën II Botërore. Në një janar tjetër të vitit 1863, presidenti Abraham Lincoln nënshkroi aktin e emancipimit. Ai tha se kishte dhënë shpirtin e tij te ky vendim. Sot, në këtë janar, edhe unë jap shpirtin tim për të bashkuar kombin tonë. Dhe i kërkon çdo amerikani të më bashkohet në këtë kauzë. Të bashkohemi për t’u përballur me armiqtë e përbashkët, si urrejtja, sëmundja, mungesa e punës, përmirësimi i arsimit për fëmijët tanë, të kalojmë dasitë racore dhe të mposhtim këtë virus- pohoi Bajden. 

Betimin në pozitën e re e bëri edhe nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. Harris është nënpresidentja e parë grua dhe me ngjyrë në historinë e SHBA-së. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë edhe ish presidentët e Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, Xhorxh Bush e Barak Obama. Në ceremoni mori pjesë edhe nënpresidenti i deritanishëm Pence, por jo edhe ish presidenti Tramp i cili Shtëpinë e Bardhë e lëshoi që në mëngjes.

“E ardhmja e këtij vendi asnjëherë nuk ka qenë më e mirë. I uroj administratës së re fat dhe sukses të madh. Mendoj se do të kenë sukses, sepse e kanë bazën për të bërë diçka vërtetë spektakulare. Gjërat që kemi bërë, kanë qenë të pabesueshme dhe nuk do t’i bëja pa ju. Mirupafshim! Ju duam. Do të kthehemi në ndonjë formë- deklaroi Trump.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka në plan të nënshkruajë dhjetëra urdhra ekzekutivë për të përmbysur disa nga vendimet e presidentit, Donald Trump mbi migracionin, ndryshimin e klimës si dhe për të shtuar përgjigjen e qeverisë ndaj krizës së koronavirusit. Biden do të synojë një plan shpenzimesh prej 1.9 trilion dollarësh në mënyrë që të përshpejtohet shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe të mbështesë një lehtësim ekonomik për miliona amerikanë të dëmtuar nga pandemia.

Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën. Inaugurimi i tij si president erdhi dy javë pasi mbështetës të presidentit të deritashëm, Donald Trump, sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, në përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

Anesa Salihu


Continue Reading

Maqedoni

Ligji për letërnjoftimet, s’përfshihet etnia – Alsat

Published

on

Kërkesa e Lëvizjes Besa për grafën etnike në letërnjoftime do të presë ditë më të mira. Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se propozimet për ndryshime në ligjin për letërnjoftimet dhe ligjin për dokumentet e udhëtimit nuk përfshinë grafën e përkatësisë etnike. Për këtë sipas Zaev duhet propozim-ligj i ri.

Këto ligje që janë dorëzuar në Kuvend nuk i adresohen përkatësisë etnike. Ato propozime përmbajnë emrin kushtetues të shtetit. Ka edhe disa ndryshime për të cilat duhet të sqarohet ministri i Brendshëm’ deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Zaev shtoi se ndryshimet ligjore përmes të cilat përkatësia etnike do të duhej të vendoset në letërnjoftime duhet sjell me konsensus politik.

Ligji për përkatësinë etnike është zgjidhje e re ligjore dhe besoj se do ta harmonizojmë politikisht. Atë e lejon Kushtetuta jonë. Letërnjoftime është për përdorim të brendshëm edhe pse e përdorimin si dokument udhëtimi në disa vende të Ballkanit Perëndimorë pa pasur nevojë për pasaportë’ pohoi Zoran Zaev, Kryeministër.

Për dallim nga Zaev i cili ishte i prerë se kjo bëhet me ligj të ri, nga lëvizja Besa thirren në amendamentet kushtetuese dhe kjo sipas tyre me automatizëm nënkupton që grafa etnike mund të vendoset përmes propozimeve të dorëzuara në Kuvend. Grafa etnike në letërnjoftime ishte kusht që Lëvizja Besa të mbështeste ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës si dhe parakusht për koalicion parazgjedhor mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Adrian Kerimi


Continue Reading

Maqedoni

13 viktima dhe 72 raste të reja me COVID-19, shërohen 1 023 pacientë – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 793 testime të dyshuara për Kovid-19 dhe prej tyre 72 kanë rezultuar pozitivë. Ndërsa kanë humbur jetën edhe 13 pacientë të tjerë duke e çuar numrin e viktimave në total 2 739. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 1 023 duke e çuar në total e të shëruarve në 74 800. Rastet aktive mbesin 11 924, më shumë se gjysma në Shkup.


Continue Reading

Trending