Connect with us

Maqedoni

Qeveria dhe komuna “harruan” investimet në Kodrën e Diellit

Published

on


Problemet e vjetra siç duket do të shoqërojnë edhe këtë sezon turistik Kodrën e Diellit. Pavarësisht premtimeve nuk është realizuar asnjë investim infrastrukturor. Mbetet e paqartë nëse do të funksionojnë ski-liftët dhe teleferiku me gjashtë ulëse. Drejtori i Kodrës së Diellit, Aleksoski hesht për problemet.

 

“Kjo është rruga në hyrje të Kodrës së Diellit. Vit më parë, turistët që vinin për frekuentim të Kodrës së Diellit, formonin kolona nga një, dy e deri në tre kilometra me parkimin e makinave të tyre, si pasojë e mungesës së parkingut brenda në pikën turistike. Me gjasë, edhe sivjet kjo situatë do jetë e njëjtë, meqë as qeveria e as komuna, nuk investuan në rregullimin e këtij problemi”.

Kjo nuk është problematika e vetme që ka kjo pikë turistike e lënë tërësisht pas dore. Pronarët e hoteleve në Kodrën e Diellit, thonë se, institucionet nuk rregulluan as infrastrukturën rrugore të brendshme, as kanalizimin, e as lagjen e vilave. Edhe ato pak riparime të rrugës që bëhen, kryesisht janë investime private të pronarëve të hoteleve.

Këtë vit siç e shoh, do kemi vështirësi nga të gjitha anët. E para është pandemia, e dyta problemet e parkingjeve përsëriten çdo vit dhe e treta, qendra turistike, siç e shohim ka shumë probleme dhe besoj që nuk do punojë asgjë. Arsyetime ka plot përgjigje nuk ka. Ne vet kemi bë zgjerimin e rrugës kemi dislokuar kanalin për rreth katër metra e kemi bë fazën e parë dhe presim asfaltimin po këtë vit me siguri nuk do arrimë të bëjmë asfaltimin -deklaroi Ashim Asani, pronar hoteli.

Zhare Nedelkovsi, një pronar tjetër hoteli, thotë për Alsat se, takime ka shpesh me drejtuesit e ELEM-it, por gjithçka mbetet vetëm në premtime.

Asgjë nuk është investuar në këtë drejtim, problem i madh është edhe me mbetjet këtu, lagja e vilave, kanalizimi është problematik, ndërrimi rrugor është problem. Njëjtë e kemi hall se si do funksionojmë me ski liftët dhe terrenin e skiimit. Me institucionet kemi pasur takime por gjithçka mbetet tek premtimet dhe asgjë më shumë – u shpreh Zhare Nedellkovski, pronar hoteli.

Ekipi i televizionit Alsat tentoi të merr prononcim edhe nga drejtori i Kodrës së Diellit, Zhive Aleksoski, për të mësuar nëse është bërë kontrolli i zakonshëm i ski lifteve dhe nëse do funksionojë apo jo teleferiku me gjashtë ulëse këtë vit, por nga drejtoria, heshtin.

Bashkim Sulejmani

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending