Entoni Dejvis nuk do të largohet nga Los Anxhelos Lejkers, edhe pse do të shfrytëzojë opsionin që të jetë basketbollist pa kontratë, ose agjent i lirë. Qendra e Los Anxhelos Lejkersit do të qëndojë krah Lebron Xhejmsit në tentim që të përsëris suksesin e madh, të shënuar një javë më parë. Me marrëveshjen e re, Dejvis do të përfitojë 32.7 milion dollar për sezonin 2020/21.
Dejvis ishte basketbollisti i dytë më i mirë në ekipin e Los Anxhelosit, në rrugën deri te titullli kampion. Në momente, Dejvis ishte edhe para të tjerëve , përfshi këtu edhe Lebron Xhejmsin, duke shënuar pikë kryesore, të cilët ndihmuan skuadrwn që të arrihet suksesi i aq dëshiruar. Për Entoni Dejvisin është titulli i parë në NBA, të cilën do të mundohet të mbrojë në sezonin e ri. Konkurenca pritet të jetë shumë e ashpër , pasi që kthehet dyshja Stefon Keri-Klej Tompson, por edhe skuadrat e tjera pritet të forcohen në afatin kalimtar.