Showbiz

Puthja e Luizit dhe Kiarës kurorëzoi lidhjen e tyre, Ronela Hajati bën komentin epikSinjali

Published

on

Puthja e parë në “dasmën” e Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së “BigBrother VIP” i ka surprizuar të gjithë.

Kristi ishte ai i cili  i dha “bekimin” dhe “kurorëzoi” çiftin në martesë dhe në momentin që ai i shpalli burrë dhe grua, ishte moderatorja ajo që bëri hapin drejt këngëtarit duke i dhuruar një puthje në buzë.

Momenti i puthjes së çiftit, është bërë viral kudo në rrjet dhe të gjithë po e komentojnë. Shumë personazhe kanë reaguar të gëzuar për konsolidimin e dyshes, ku mes tyre është përfshirë dhe këngëtarja Ronela Hajati.

Artistja publikoi një deklaratë në InstaStory ku shprehej se është gëzuar më shumë për puthjen e Luizit dhe Kiarës se sa kur ia ka dhënë fiksimi i saj.

/GazetaSinjali/

Trending

Exit mobile version