Connect with us

Maqedoni

Pushteti kërkon mbështetje për masat Anti-Covid

Published

on


Pushteti kërkon mbështetje në Kuvend për miratimin e ndryshimeve ligjore për zbatimin e masave të reja anti-kovid. Nisma zyrtare nga Qeveria tashmë ka arritur në ligjvënës.

Si deputetë të përgjegjshëm, unë, por i ftoj edhe të gjithë deputetët e mi këtu në parlament t’i mbështesim rekomandimet dhe udhëzimet e autoriteteve shëndetësore”-tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

BDI:

“Tashmë, Qeveria ka miratuar masa të reja që do të hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të ndryshimeve ligjore në Kuvend, masa këto që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik. Gjendja me valën e re të të prekurve nga COVID-19 është tejet e vështirë, gjithçka do të varet nga vet ne se sa shpejt do të mund të stabilizojmë këtë situatë që ka prekur jo vetëm vendin tonë por të gjithë botën.”

Opozita maqedonase vlerëson se vendi është lider në miratimin e masave por institucionet ngecin në zbatimin e tyre. Paralajmërojnë shqyrtimin e propozimeve të Qeverisë për masa të reja dhe dorëzimin e kërkesave nga ana e tyre. Opozita shqiptare fillimisht kërkon shkarkimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse.

Partia jonë, si parti opozitare, është tërësisht e shkyçur nga analizat e gjendjes në vend. Për këtë, trupat tanë të ekspertëve në parti do të mblidhen të marrin ndonjë qëndrim dhe do të marrin masa konkrete, veçanërisht për situatën që po bëhet alarmante”-tha Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

Patjetër, do të kërkojnë ndryshimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse. Të gjithë hapa tjerë do t’i tregojmë me kalimin e kohës përmes amendamenteve. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi që si shtet nuk jemi të gatshëm të përballemi me pandeminë edhe shtatë muaj pas”-pohoi Skender Rexhepi, ASH – AAA.

Qeveria i propozon Kuvendit të miratojë bartjen e obligueshme të maskave në hapësira publike dhe të mbyllura, të ndalohet grumbullimi i më tepër se 4 personave në hapësira publike pas orës 22:00 dhe të ndalohet gostia e më tepër se 4 personave nga adresa të tjera banimi nëpër ahengje familjare dhe masa të tjera kufizuese. Ndryshimet do të bëhen në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse.

Fatlume Dervishi

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending