Connect with us

Entertainment

Pse numërohen mjellmat në pallatin mbretëror në Britani?

Published

on

Zyrtarët mbretëror po bëjnë një punë të pazakontë. Ata po numërojnë mjellmat në lumin Temza të cilat janë në pronësi të mbretëreshës britanike Elizabeth.

– Advertisements –

E gjithë kjo po bëhet në kuadër të ceremonisë “Swan Upping”, ceremoni kjo që daton që nga shekulli i 12-të.

Përpos për përgatitje, ekipet nën shërbimin e mbretëreshës numërimin po e bëjnë edhe për regjistrimin vjetor të zogjve, pasi në vitin 2020 nuk u bë regjistrimi për shkak të koronavirusit, shkruan Reuters, transmeton KlanKosova.tv.

Kultivimi i këtyre shpezëve të rralla për shumë shekuj kishte një qëllim tjetër. Sipas David Barber, punonjës i pallatit mbretëror mjellmat kohë më parë ishin vetëm ushqim shumë i rëndësishëm që shërbehej nëpër vente të veccanta. Por, sot rritja e mjellmave ka të bëjë e gjitha me ruajtjen dhe edukimin.

Ceremonia “Swan Upping” daton 800 vjet më parë kur kurora angleze pretendoi për herë të parë pronësinë e të gjithë mjellmave memece, të cilat kanë qafë të gjatë të lakuar, sqepa portokalli dhe pendë të bardha.

Në këtë ceremoni çdo vit apelohet që të kenë kujdes në ruajtjen e këtyre specieve të rralla, ndërsa dënojnë ashpër vrasjen e tyre për gjah.