Connect with us

Sport

Pse duhet të japin dorëheqje nga KAS-i Eroll Salihu, Latif Demolli dhe Luljeta Shala? – Bota Sot

Published

on

Dorëheqja është akt moral sportiv!  Këshilli i Arbitrazhit sportiv (KAS) funksionon në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) por pa rregullore të punës. 

Këtë e kanë konfirmuar edhe përmes një letre që ua dërguan FVK-së dhe Lubotenit! Këshilli i Arbitrazhit sportiv, Eroll Salihu, kryetar i KAS-it, Luljeta Shala, arbitre dhe Latif Demolli, arbitër. 

Këta të lartpërmendurit e kanë shqyrtuar rastin e klubit të volejbollit Luboteni por çudia ka qenë se KAS-i pranë KOK-ut nuk ka rregullore të punës!  Pse duhet të japin dorëheqje nga KAS-i Eroll Salihu, Latif Demolli dhe Luljeta Shala?

Sepse lejuan veten të punojnë pa një rregullore të punës, sigurisht nuk është faji i tyre! Pa rregullore të punës nuk punohet, kjo i bie sikur të shkosh në mal pa sopat ose të bësh dasmë pa nuse! 

Në fakt, KAS-i duhet ta ketë sa më shpejt rregulloren e punës dhe të fuqizohet, jo shkaku i rregullores të lartpërmendurit të bien në pozitë jashtë loje! “Më së miri lexojeni sqarimin e KAS-it në kuadër të KOK-ut?

“1. Paneli gjykues nuk mund të merr vendim meritorë, ligjërisht të obligueshëm dhe të atakueshme në CAS-Lozanë, për shkak të mungesës së Rregullores së punës në KAS, Rregullores mbi procedurat konstetimore të KAS dhe përcaktimit të listës së arbitrave.

2. Në bazë të parimeve të përcaktuara  nga Bordi i KOK-ut, akteve normative të FVK-së, standardeve të përgjithshme sportive dhe vendimeve të ISHPK-së kërkohet fuqishëm që: KV Luboteni të kthehet në elitën e volejbollit të Kosovës,. 

Shpenzime të paraqitjes së Ankesës t’i kthehen KV Lubotenit, përpos pagesave të mëditjeve për dy arbitrat (Kryetari heq dorë nga mëditjet), Këshilli i Arbitrazhit sportiv, Eroll Salihu, kryetar i KAS-it, Luljeta Shala, arbitre dhe Latif Demolli, arbitër”, shkruan mes të tjera në arsyetimin e panelit të KAS-it.

Alsat