Connect with us

Entertainment

Pse burrat ulen në gjunjë kur propozojnë? – ALSAT-M

Published

on


Shumë prej jush i imagjinojnë propozimet si nëpër përralla: Ju shikoni dashurinë e jetës teksa ulet në gjunjë dhe nxjerr një kuti me unazën që shkëlqen dhe thotë fjalinë magjike që bën t’ju rrjedhin lotët si ujëvarë. Por a e keni menduar ndonjëherë se çfarë kuptimi ka ulja në gjunjë?

Megjithëse tashmë ulja në gjunjë është kthyer në një traditë për t’i propozuar vajzës së ëndrrave (ose djalit, se varet kush propozon), jemi mëse të sigurt që shumica prej jush s’e ka menduar ndonjëherë se çfarë kuptimi ka një veprim i tillë përveç të qenit në lartësinë e duhur për t’ju arritur dorën. Apo jo? Jo.

Website “Engagement Ring Bible” zbuloi se nga lindi tradita dhe shpjegon se “daton në ditët e kalorësisë dhe martesave me mblesëri (d.m.th. mesjeta dhe më gjerë)”. Këtu gjendet edhe arsyeja pse burrat ulen në gjunjë kur propozojnë: “Kalorësit duhet të uleshin mbi një gju përpara dikujt me grada më të larta, si një shfaqje respekti, bindjeje dhe besnikërie. Pra, kur një zotëri i propozonte zonjushës, duke u zotuar për besnikëri dhe duke shpallur dashurinë për të, të uleshe në një gju ishte gjëja më natyrale për t’u bërë.” Kjo quhet marrëveshja e bindjes në fjalorin kalorsiak. E kështu, ulja në gjunjë u kthye në traditë dhe sot propozimet tipike kanë patjetër dikë që ulet në gjunjë.

 

Burimi: Cosmopolitan

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

“Forbes”: Çdo 17 orë, botës iu shtua një miliarder

Published

on

Kina, shtoi më shumë miliarderë në listë se çdo vend tjetër globalisht, me 210 të sapoardhur. Me 698 miliarderë gjithsej, Kina është gjithsesi pas Amerikës, e cila ende kryeson me 724 miliarderë.

Gjysma e miliarderëve të rinj të Kinës e bënë pasurinë e tyre nga kompanitë prodhuese ose teknologjike, duke përfshirë miliarderen femër Kate Wang, e cila bëri pasuri marramendëse me cigare elektronike.

Sipas Forbes, pavarësisht pandemisë, një rekord prej 493 miliarderësh të rinj u bashkuan në listë vitin e kaluar ose afërsisht një miliarder i ri çdo 17 orë. India kishte numrin e tretë më të lartë të miliarderëve, me 140.

Jeff Bezos, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Amazon, mbetet personi më i pasur në botë për të katërtin vit radhazi. Pasuria e tij neto u rrit me 64 miliardë dollarë në 177 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Continue Reading

Entertainment

Pse u fajësua kapitenia e Egjiptit për bllokimin e Kanalit të Suezit?

Published

on

Femra e parë në Egjipt që ka marrë gradën kapitene është akuzuar se bllokoi Kanalin e Suezit, pavarësisht se ajo ndodhej në një tjetër anije dhe jo në Ever Given.

Marwa Elselehdar ndodhej në anijen Aida IV kur Ever Given bllokoi një nga rrugët kryesore të transportit detar në botë. Pavarësisht këtij fakti, në internet nisën të publikohen lajme të rreme se ishte 29-vjeçarja që kishte aksidentuar anijen gjigante në Suez.

Elselehdar ka reaguar duke thënë se nuk ka informacion kush nisi të përhapte lajme të rreme, por thekson se gjithçka ka ndodhur për ta dëmtuar atë, duke u vënë në shënjestër për shkak të gjinisë së saj.

“Isha e tronditur. Jam vënë në shënjestër mbase se jam femër e suksesshme në këtë fushë ose sepse jam nga Egjipti, por nuk jam e sigurt”, është shprehur 25-vjeçarja për BBC.

Ever Given bllokoi për 6 ditë me radhë nja nga rrugët me trafikun më të lartë detare pasi u aksidentua në Suez. Për lëvizjen e anijes u nevojit një operacion i gjerë, i cili bëri të mundur lëvizjen e anijes vetëm pas 6 ditësh.

 

 

Continue Reading

Entertainment

Brenda avionit supersonik të presidencës amerikane

Published

on

Prej kohësh kompani të ndryshme kanë nisur punën për të ndërtuar avionë supersonikë, me premtimin se udhëtimet e gjata transoqeanike do të kryhen brenda pak orësh.

Kësaj nisme duket se i është bashkuar edhe Forca Ajrore amerikane e cila ka arritur një marrëveshje me një kompani private për të ndërtuar një avion supersonik për Presidentin dhe pjesëtarë të tjerë të ekzekutivit.

Avioni supersonik mund të përdoret si Air Force One. Projekti 3D, u krye nga Prime Studios e cila tregon se dizajni i kabinës u frymëzua nga Dega Ekzekutive e SHBA-së.

Avioni i Exosonic duhet të jetë në gjendje të fluturojë me pothuajse dyfishin e shpejtësisë së zërit.

Continue Reading

Trending