Connect with us

Shendetsi

Programi më i ri i Klinikës Digjitale – “EDHE PSE LARG, UNË JAM AFËR JUSH”

Published

on

Tani Klinika Digjitale i mundëson të gjithë mjekëve specialistë shqiptar kudo në botë të shërbejnë pacientët në vendlindje dhe plotësojnë mungesën e krijuar pas largimit të tyre nga atdheu.

Softueri unik i Klinikës Digjitale, ofron shërbime më të shpejta, më të afërta dhe më të lira për pacientët, pavarësisht distancës me mjekun ose spitalin e preferuar kudo në botë!

Klinika Digjitale është pjesë e një evolucioni të vazhdueshëm digjital, e afërt me pacientin duke i mundësuar atij qasje më të lehtë për mjekim në çdo kohë dhe nga çdo pajisje! Klinika Digjitale, vazhdon të jetë një nga projektet më vizionare, më atraktive dhe më kohezive shëndetësore të ndërmarra ndonjëherë në këtë pjesë të botës!

Sot me kënaqësi prezentojmë, Dr. Marsela Ceno, kirurgen viscerale të njohur shqiptare. Dr. Marsela jeton dhe punon në Gjermani dhe është themeluese dhe drejtuese e Shoqatës së mjekëve shqiptare në Gjermani.

Dr. Marsela krahas specializimit në fushën e kirurgjisë së përgjithshme dhe atë viscerale ka përfunduar edhe doktoraturën në Universitetin e Ulmit në Gjermani. Një nga fushat ku mjekja e re shqiptare mund të ndihmojë janë defektet e paretit abdominal, problemet e tëmthit dhe rrugëve bilo-digjestive si dhe problemet proktologjike, përfshirë edhe hemoroidet.

Në terminin e rezervuar vetëm për ju, tregoni Dr. Marseles, çdo gjë për sëmundjen tuaj. Ajo do ju dëgjon me kujdes dhe do ju sugjeroj trajtimin më të mirë kirurgjik për problemin tuaj shëndetësor!

Për të rezervuar termin te Dr. Marsela, klikoni këtu: https://www.klinikadigjitale.net/profile/dr-marsela-ceno/