Connect with us

Showbiz

Princ Leka dhe Elia Zaharia bëhen prindër për herë të parë

Published

on

Princ Leka dhe Elia Zaharia raportohet se janë bërë prindër për herë të parë.

Abcnews.al mëson se Elia ka sjellë në jetë një vajzë pak më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Të njëjtit bëjnë me dije se çifti e ka pagëzuar të bijën me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës.

Princ Leka dhe Elia Zaharia (Foto: Getty Images)

Vogëlushja dhe Elia po ashtu thuhet se gëzojnë shëndet të plotë.

Ndërkohë, çifti u martuan në vitin 2016 në një ceremoni madhështore në Shqipëri, madje mediet spanjolle asokohe e shpallën Elian si ‘Nusja e Vitit’.

Princ Leka dhe Elia Zaharia (Foto: Facebook)