Connect with us

Showbiz

Prezantuesi i “Name That Tune”, Tom Kennedy vdes në moshën 93 vjeçare

Published

on

Prezantuesi i shfaqjes së lojërave televizive Tom Kennedy ka vdekur në moshën 93 vjeçare.

Vajza e tij, Courtney dhe nipi Ben konfirmuan për Fox News se Kennedy – i lindur si James Edward Narz – vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në Oxnard, Kaliforni.

Shkaku i vdekjes së tij është akoma i panjohur në këtë kohë.

Tom Kennedy (Foto: Herb Ball/NBCU Photo Bank/NBCUniversal via Getty Images)

“Ai ndërroi jetë në mënyrë paqësore”, tha Ben.

Kennedy njihej më së miri si moderatori i “Name That Tune” dhe “You Don’t Say!”.

Variety raportoi se Kennedy u transferua në Los Angeles nga Louisville, Ky.

Për të ndjekur një karrierë në transmetim, dhe pasi punoi në radio, ai filloi të drejtonte shfaqje lojërash në vitet 1950. Për të shmangur konfuzionin me vëllain e tij, gjithashtu një prezantues, ai ndryshoi emrin në Tom Kennedy.

Tom Kennedy (Foto: Michael Buckner/Getty Images)

Përveç në “Name That Tune” (1974-1981) dhe “You Don’t Say” (1963-1969), ai drejtoi edhe shfaqje të tjera si: “Split Second” (1972-1975) dhe “Password Plus” (1980-1982).

Tom ishte i martuar me gruan Betty, e cila ndërroi jetë në vitin 2011. Të njëjtit kishin një vajzë së bashku, Julia, që po ashtu vdiq në vitin 2015. /Telegrafi/

Showbiz

Ylli i “Gilligan’s Island”, Dawn Wells ndërron jetë në moshën 82 vjeçare

Published

on

Dawn Wells, e cila luajti Mary Ann Summer, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

Ajo ka vdekur të mërkurën në mëngjes në Los Angeles nga COVID-19, sipas publicistit të saj.

Aktorja ka qenë e pranishme në “Gilligan’s Island” për tre sezone me radhë, nga 1964 deri në 1967.

Foto: NBC

Për rolin e Mary Ann, ajo mundi 350 aktore të tjera, përfshirë këtu Raquel Welch.

Wells ka qenë pjesë edhe e shumë filmave të tjerë si: “Silent But Deadly”, “Return to Boggy Creek”, “The Harlem Globetrotter”, “Super Sucker”, “American Christmas” etj.

Ylli amerikan po ashtu ka qenë e martuar me Larry Rosen nga 1962 deri në 1967. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Continue Reading

Showbiz

Nora Istrefi me biznes të ri

Published

on

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka korrur ndër vite suksese të mëdha në profesionin e saj.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka hapur një biznes të ri, që është krejtësisht i ndryshëm nga ajo që ka bërë.

Krijuesja e hitit “Anna” ka njoftuar fansat për një studio të re për fotografi, duke qenë se ishte dëshirë e kamotshme.

Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Ky është postimi i plotë i artistes Nora Istrefi (pa ndërhyrje):

“Duke mare per baze qe kam perfunduar fakultetin e dizajnit te modes ,gjithemone me mu ka flejt deshira per te bere edhe dicka ma shume se muzika !

Po e nisi kete vit te ri me nje bisnes te vogel qe lidhet ngushte me fushat e mia te jetes ,perkatesisht me fotografine!

Nisur nga vetja dhe Renee, e di qe cdo nene do deshironte nje set fotografik gjate shtatzanise, te foshjnes se posalindur, me foshjen por edhe me komplet familjen !

Jam munduar dhe po mundohem te krijoj skena te bukura me ekipen time, momente te paharushme per me te dashurit tone.. Shpresoj do ju pelqej dhe do gjeni imagjinaten tuaj ne setet tona dhe projektet ne vazhdimësi”. /Telegrafi/

Continue Reading

Showbiz

Vëllai i Dua Lipës feston ditëlindjen e 15-të, këngëtarja i bën një dedikim të veçantë

Published

on

Ditën e sotme (e mërkurë) feston ditëlindjen e 15-të vëllai i këngëtares Dua Lipa, Gjin Lipa.

Artistja shqiptare me këtë rast i ka bërë një dedikim të veçantë, ku ndërkohë ka zgjedhur edhe disa imazhe të tyre të përbashkëta të realizuara ndër vitesh.

25 vjeçarja në fotografitë që zgjodhi përfshihet edhe motra e Duas, Rina Lipa, e cila vite më parë ka bërë debutimin si fashioniste.

Foto: Instagram

“Urime ditëlindjen për vëllain tim të dashur, Gjin Lipa. 15! Ju jeni më qesharaku, më i miri, më i sjellëshmi e më i kujdesshmi dhe jam shumë krenare për ty. Të dua dhe jam shumë me fat të jem motra jote”, ka thënë ajo.

Urimet për të vëllain e Lipës nuk munguan as nga fansat që numëron në rrjete sociale, duke marrë parasysh që vetëm në Instagram ka mbi 57 milionë.

Dua ndërkaq këtë vit ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore, madje në mes të pandemisë solli albumin e dytë “Future Nostalgia”.

Albumi u prit shumë mirë dhe thuajse të gjitha këngët janë shndërruar në hite e me miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/

Continue Reading

Trending