Connect with us

Sport

Poligoni i shenjëtarisë sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, tani ofron kushte bashkëkohore – Bota Sot

Published

on

Me mbështetje nga Departamenti i Sportit, i MKRS-së, në poligonin e shenjëtarisë sportive të Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës(FSHSK), është bërë një investim thelbësor, për herë të parë, së paku nga përfundimi i luftës çlirimtare. Është bërë rregullim i përgjithshëm i poligonit, duke përfshirë tavanin, muret, dyshemenë, ndriçimin, platformën për mbajtjen e caqeve, etj.

Me mbështetje nga Fondi Zhvillimor i Federatës Ndërkombëtare të Shenjëtarisë Sportive(ISSF), Federata e Shenjëtarisë Sportive  e Kosovës është furnizuar me një sistem prej dhjetë (10) caqe elektronike, dhjetë (10) pushkë standarde dhe dhjetë (10) pistoleta standarde. Të gjitha këto pajisje, janë të cilësisë më të lartë në treg.

Me këto investime, poligoni i shenjëtarisë sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, tani ofron kushte bashkëkohore për stërvitje, për sportistët tanë, të barabarta me kushtet e kërkuara në garat ndërkombëtare.

Me qëllim të falënderimit të mbështetësve, të promovimit të dukjes së re të poligonit të shenjëtarisë sportive si dhe donacionit nga ISSF, FSHSK ka vendosur të organizojë një ceremoni zyrtare të promovimit të këtyre investimeve. Ceremonia do të mbahet më 30/10/2020, me fillim në ora 11:00, ne poligonin e shenjetarise sportive te Kosoves ne pallatin e rinisë dhe sporteve.

Alsat