Connect with us

Bota

Përplaset me zogjtë, avioni me në bord Mike Pence bën ulje të detyruar

Published

on


Aeroplani “Air Force Two” me të cilin po udhëtonte zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin e New Hampshire, pas një incidenti në ajër. Gjatë fluturimit, avioni është përplasur me një tufë zogjsh, sipas njofimit nga zyra për informim në Shtëpinë e Bardhë, raporton Daily Mail.

Sipas informacioneve, Pence po kthehej në Washington pas një vizite që kishte realizuar në qytetin e Gillfordit. Një zyrtar i lartë amerikan, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ka bërë të ditur se zëvendëspresidenti amerikan dhe ekipi i tij nuk kanë qenë në rrezik.

Pas uljes në New Hampshire, Pence është rikthyer në Washington me një aeroplan për transportin e mallrave, që Shërbimi Sekret e përdor për transportin e automjeteve që shfrytëzohen gjatë udhëtimeve jashtë vendit.